VIDEO: Yamal mahnit gjithë botën, Thierry Henry i kërkon fanellën, batuta e 17-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është vetëm 17 vjeç, por një legjendë si Thierry Henry i kërkoi fanellën. Fjala është për Lamine Yamal, yllin e Barcelonës që edhe për pak muaj nuk mund të votojë apo marrë patentën, ama ka sigluar 100 ndeshje me fanellën e Barcelonës duke mahnitur botën me gjenialitetin e tij.

Mbrëmja e së mërkurës ishte speciale për Yamal, pasi në barazimin 3-3 kundër Interit në Champions League ai bëri paraqitjen e 100-të me Barçën dhe sigurisht që shënoi duke qenë ndër më të mirët në fushë.

Jo më kot Yamal krahasohet me Messin, si një pasues i denjë i trashëgimisë së tetë herë fituesit të Topit të Artë. Nëse Messi në 100 ndeshjet e para me Barçën kishte 41 gola, 14 asiste dhe 4 trofe, Lamine shënon 22 gola, 33 asiste dhe 3 trofe. Për t’u theksuar se Lamine Yamal me golin e shënuar ndaj Interit u bë lojtari më i ri që shënon në një gjysmëfinale të Champions League. Kylian Mbappe kishte rekordin e mëparshëm nga viti 2017.

Pas ndeshjes për CBS ai shkëmbeu batuta me Thierry Henry, ndërsa u dakordësuan të shkëmbenin fanellat.

Pjesë nga biseda:

Thierry Henry: Do e shikoj El Clasico në stadium. A mund të marr fanellën tuaj për djalin tim?
Lamine Yamal: Po, nëse më jep një fanellë tënden.
Thierry Henry: Të Barcelonës?
Lamine Yamal: Nuk ka rëndësi, mund të jetë edhe e Arsenalit. m.p.

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV