Vranë 18-vjeçarin dhe mbuluan krimin, 65-vjeçari i dha fund jetës! Detajet tronditëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bletërritësi Rexhep Vathi, bashkëautor në vrasjen e të riut Antonio Karafili piu fostoksinë, duke i dhënë fund jetës në mënyrë misteriozë. Edhe deklaratat e tij pas ngjarjes ishin kontradiktore.

Ai tha pas vrasjes, se nuk e njeh as Antonion dhe as Kejsin, por telefonatat e shtuara të tij pas ngjarjes provojnë të kundërtën. Ai tha se ka qenë në Fushë-Krujë në festën e mbesës së tij ditën e tragjedisë. Në Prokurorinë e Korçës ai ka ngritur dhe një alibi tjetër që ka të bëjë me datën 15 Qershor, ai tha se ishte në Fushë-Krujë për festën e Bajramit. Por, vëllai i Antonios dëshmon se Rexhepi ka qenë atje.
“Po jam unë personi i parë që jam takuar me të. Kemi shkuar atje, kemi ndaluar para lokalit që kemi pasur ne atje. Kam shkuar sepse Rexhepi mbante bletë atje dhe rrinte në një rulotë. Ka qenë brenda në rulotë, i kam trokitur tek dera dhe e kam pyetur nëse se kishte informacion apo nëse e kishte parë vëllain dhe më tha që nuk kishte asnjë informacion”, ripërsërit dëshminë vëllai i të ndierit Antonio Karafili.

“Absolutisht! Kjo ka qenë një gjë e planifikuar nuk ka asgjë. Kjo është logjike, flet vetë. Edhe të mos kishin bërë akt-ekspertizën edhe të mos ishin ndjekur fare me prova dhe me të gjitha e tregon vetë fakti që si ka ndodhur dhe si e kanë sjellë djalin deri këtu”, tha e ëma Antonio Karafilit.

Më pas mësohet se Rexhep Vathi ka debatuar me ortakun e tij për këtë lidhje, shkak për të cilin edhe janë ndarë. Pyetja, që shtrojnë të gjithë sot është: Pse iu mor jeta të riut 18-vjeçar Antonio Karafili?

Lexo edhe :  Mashtrimi me Call Center/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit

Pas 7 vjetësh nga ngjarja e rëndë ndaj Kejsi Spahillarit është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar, pasi ajo jeton në Kanada, ku ka ndërtuar një jetë të re mbi krimin makabër, që bëri dhe mbuloi me alibi të sajuara./E.S

Të fundit

Gaza në prag të zisë së bukës/ Sulmohet nga Izraeli anija me 30 aktivistë në bord(VIDEO)

Një anije me 30 aktivistë në bord është sulmuar nga dronë izraelitë pranë brigjeve të Maltës. Raportohet se synimi i...

Luftoni sikur demokracia jonë varet prej saj

Bordi editorial është një grup gazetarësh opinioni, pikëpamjet e të cilëve informohen nga ekspertiza, kërkimi, debati dhe disa vlera të caktuara afatgjata. Është i...

Një javë para zgjedhjeve, partitë e reja artikulojnë zgjedhje të parakohshme

Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, retorika politike po ashpërsohet dhe skenari i zgjedhjeve të parakohshme është kthyer në...

Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet bien 75% për periudhën janar-mars

Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke reflektuar vështirësitë e sektorit. Për muajt janar-mars 2025 sipas...

Shtatë pikat kyçe të marrëveshjes midis Ukrainës dhe SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës Uashingtoni do të ketë qasje në disa nga burimet natyrore...

Lajme të tjera

Web TV