22 vite që nga hera e fundit, Dinamo City mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

22 vite pritje për të shijuar një tjetër trofe. Më në fund, Dinamo rikthehet në majën e futbollit shqiptar, rikthehet aty ku i ka hije, duke festuar me trofe. Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh ku prekën fundit, “nëndetësja” del në sipërfaqe, me blutë e Ilir Dajës që triumfuan në Kupën e Shqipërisë duke bërë për vete për herë të 14-ët në histori këtë trofe.

Në “Elbasan Arena”, përballë Egnatias, tifozët shijuan një ndeshje fantastike, 4 gola të shënuar, por që nuk mjaftuan për të përcaktues një fitues, pasi fati i kësaj finaleje u vendos nga ruleta e penalltive. Itodo rezultoi lojtari i ndeshjes, me sulmuesin nigerian që realizoi golin e parë për Dinamon në minutën e 19-të, por në fundin e pjesës së parë ishte Guindo ai i cili barazoi shifrat në 1-1.

Në fraksionin e dytë, Itodo gjeti sërish rrugën e rrjetës duke sjellë festë te tifozët e dinamovit. Blutë arritën të administronin si duhet pjesën e mbetur të këtij takimi, por atëherë kur gjithçka po shkonte drejtë fundit, në minutën e 95-të, Bakajoko i vetëm në qendër ndëshkoi Dinamon duke bërë që kjo finale të shkonte në shtesë. Në këtë pikë, dy ekipet u kujdesën të mos gabonin duke bërë që finalja e Kupës të vendosej nga ruleta e penalltive.

Ekipi i Ilir Dajës u tregua më i saktë duke realizuar 5 nga 6 goditje duke bërë që Dinamo të festonte për këtë trofe shumë të rëndësishëm që i jep besim dhe moral për të ardhmen. Askush nuk dëshiron të ndalet këtu, por pas festës, blutë janë me mëndje në “Final4”, me dëshirën e madhe dhe shpresën për të fituar edhe titullin kampion, fundja as kjo nuk është e pamundur, në një kohë kur i morën trofeun nga duart ekipit më të mirë, Egnatias./ D.C

Të fundit

Shqiptarët tremben nga bankat, kërkojnë borxh tek të afërmit

Familjet shqiptare parapëlqejnë të marrin lekë për nevojat e tyre tek të afërmit, më shumë se sa te bankat. Më...

Ushtria e Kosovës po vjen për të ndihmuar në kërkime për Ardit Beshirin!

Prej pesë ditësh vijojnë kërkimet intensive për Ardit Beshirin, 29-vjeçarin që u zhduk nën një masiv dheu ndërsa punonte me eskavator në një fabrikë...

Shqiptari shiste kokainë në zonën e gangsterëve në Liverpool, dënohet me 3 vite burg

Një 18-vjeçar shqiptar është dënuar me më shumë se tre vite burg pasi u dënua për vepra posedim dhe shpërndarje kanabisi në Suffolk dhe...

Moment paniku, senatores në Florida i bie të fikët në mes të konferencës

Senatorja e shtetit të Floridës, Lleana Garcia, ra pa ndjenja gjatë një konference për shtyp të organizuar nga Guvernatori Ron DeSantis të martën. Ndërsa Garcia...

Topalli për votën e emigrantëve: Po manipulohet procesi në Greqi, SPAK të bëjë hetim

‘Thembra e Akilit’ e votimit nga jashtë, për opozitën mbetet Greqia ku kërkohet një audit të votave dhe hetim nga SPAK. Në një konferencë për...

Lajme të tjera

Web TV