“9 ditë na ndajnë nga fitorja”, Berisha nga Fushë-Kruja: 1-shi është numri i Zotit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Fushë-Krujës u shpreh se edhe 9 ditë e ndanë PD-në nga fitorja. Berisha u shpreh se programi i PD-së nuk është program për pushtetin e Sali Berishës.

Kryedemokrati shtoi se programi i PD-së është për çdo qytetar dhe për të ardhmen e të rinjve. Berisha tha se në këto 9 ditë që kanë mbetur shqiptarët në diasporë duhet të jënë në këmbë si kurrë më parë dhe qytetarët me qq mai të votojnë ndryshimin.

“Miq pra, 9 ditë na ndajnë nga fitorja. Në 12 vite kurrë nuk e kemi pasur kaq afër. Është pothuasje në duart tona, por kjo kërkon nga ne që këto 9 ditë të rendim mbas saj, të vrapojmë mbas saj, të takojmë çdo qytetar, çdo banor kudo që ndodhet të ja paraqesim këtë program. Ti sqarojmë që nuk është program për pushtetin e Sali Berishës, jo dhe jo. Është program për çdo qytetar, është program për dinjitetin e nënave, motrave, baballarëve dhe gjyshërve tanë.

Është program për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve tanë. Është program që këtë komb ta sjellim përsëri në moshën e rinisë së tij. Është program për të sjellë në Shqipëri përsëri, qindra, mijëra djem e vajza që morën rrugët e dheut, pothuajse të përzënë nga skamja, varfëria, papunësia, pasiguria. Miq! 9 ditë shqiptarët në diasporë janë sot në këmbë si kurrë. Kudo takoj burra, gra të rinj, erdhëm thonë, erdhëm për fitoren. Të gjithë në këmbë, Zoti ju bekoftë ju. Fitore! Më 11 maj, votoni ndryshimin, votoni Krujën Madhështore, Fushë Krujën Madhështore, Shqipërinë Madhështore. Të gjithë jeni 1-sha. 1-sh ishte Skëndërbeu, 1-shi është numri i Zotit. Zoti ju bekoftë, fitore,” tha Berisha. m.p.

Të fundit

Lamtumirë Leka Bungo! Regjisori i njohur ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare

Është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo. Regjisori do...

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimit trepalësh me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun, Besnik Bislimi...

11 qershor 2018, Donald Tramp e Kim Jung takohen në Singapor

Më 12 qershor 2018, në Singapor, u zhvillua një takim historik mes presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së...

Grushti i hekurt i Trump, 9,000 emigrantë do të dërgohen në Guantanamo

Donald Trump njoftoi dërgimin e 9,000 emigrantëve në burgun e sigurisë maksimale në Guantanamo. Në prag të një mega-parade në Uashington për të festuar 250-vjetorin...

Parashikimi i motit, 11 Qershor 2025

Përgjatë orëve të paradite, territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë...

Lajme të tjera

Web TV