Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij të akuzuar për korrupsion.

Shehaj u ndal edhe te deklaratat e Ramës kundër partive të reja, duke i quajtur përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi sistemin politik.

“Edi Rama thotë ‘s’na duhen parti të treta’, sepse i trembet ndryshimit. Ai kërkon të mbajë të vjetrit në lojë, me rotacion të korrupsionit. Ky është vetëm fillimi. Ne do të jemi partia e parë. Dhe kur të vijë ajo ditë, Edi Rama nuk do ketë më vend në politikë,” përfundoi Shehaj.

Shehaj deklaroi më tej se do të kontribuojë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë, ndërsa e quajti 11 majin një datë historike.

“Jam i bindur se ajo që po bëjmë është gjëja e duhur. Ne duam të japim kontributin tonë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. 11 maji është një datë historike, është në duart tona të vendosim për të ardhmen e Shqipërisë. Ne vijmë nga sektori privat, kemi zgjedhur ta bëjmë me punë të ndershme. Kemi refuzuar pazarllëqet. Askush nuk është aq transparent sa ne me financimin e partive. Në vend që të flasin se kush i financon, ata merren me ne. Me çfarë parash po bëjnë fushatë elektorale? Me çfarë parash po kërkojnë besim? ”, tha Shehaj. m.p.

Të fundit

“Rama merr daullen dhe tallet me ju”/ Berisha komenton mitingun e PS në Dibër

Kryedemokrati u shpreh se Rama tallet me shqiptarët duke u shprehur se “merr dalluen dhe i bie”. “Gjen dhe Noizy-n...

Berisha vijon premtimet/ Në 100 ditët e para nuk do ketë rroga nën 500 euro!

Kreu i PD, Sali Berisha ishte në qytetin e Peqinit ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Shqipëria Madhështore”. Berisha u shpreh se Shqipëria do jetë...

VIDEO/ Aventura dhe turizëm, rreth 75 parashutistë nga Italia mbërrijnë në Gjirokastër

Aerodromi i Gjirokastrës, certifikuar 2 vite më parë për uljen e avionëve sportiv-turistik vijon të jetë në qendër të aktiviteteve të cilat promovojnë njëherazi...

“Ka plasur xhelozia”/ Tomor Alizoti: Rama të dalë në debat me mua, e ha të gjallë!

Tomor Alizoti ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke përdorur shprehjen e tij të famshme tashmë, se e ha të gjallë. "Është fshehur edhe vetë duke bërë...

Ja pse nuk bëhen publikë donatorët e 6 mln dollarëve, për lobimin e Berishës

Aktivistja Evi Kokalari thotë se donatorët e 6 milionë dollarëve për lobimin e Sali Berishës në SHBA, nuk do të bëhen publikë. Sipas saj, kjo...

Lajme të tjera

Web TV