Berisha takohet me familje të vjetra tiranase: Ky komunitet mund diktatorët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të premte një takim me familje të vjetra tiranase, të cilët ndërsa i falenderoi për mbështetjen, u premtoi se nëse koalicioni “Alenca për Shqipërinë” fiton zgjedhjet e 11 majit, do të trajtojë me rëndësinë dhe të drejtën e duhur çështjen e pronave.

“Do të shpreh nderimin më të madh për zotin dhe zonjën e shtëpisë për këtë mikpritje kaq të mrekullueshme. Kanë hapur zemrën, shtëpinë e tyre për ne. U jam mirënjohës, edhe ndaj komunitetit tiranas, një komunitet i mrekullueshëm, qytetar, me standarde morale shumë të vyera, të çmuar për njeriun, me dinjitet, të faktuar e të provuar në çdo rrethanë”.

“Meqë jemi këtu, unë mund të them me shumë kënaqësi se komuniteti që mund diktatorët jeni ju. Një ditë kaloja në treg dhe një zonjë më tha se ka qenë komisionere në lagjen ku u mund Ramiz Alia, dhe e vërteta është se atë fat do ta pësojë dhe Edi Rama këtë herë. Partia Demokratike është një parti konservatore, parti e traditës. Ajo beson se traditat kanë vlera të pashuara, të përjetshme. Familja ka vlera të përjetshme”.

“Ndaj dhe ne kemi në piedestal familjen. Ne besojmë se prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familjeje, të një shoqërie, dhe në këtë kontekst ku garoj, them se pavarësisht se nuk ka arritur gjatë viteve të qeverisjes qëllimet e saj, PD nuk tërhiqet derisa të përmbushë këtë mision dhe e konsideron zgjidhjen e çështjes së pronësisë një mision të saj, të domosdoshëm, për paqen, për drejtësinë, për moralin e një shoqërie. E vërteta është se jam këtu me njerëz që kanë të gjithë memorien e të shkuarës. Hiperkolektivizimi jo vetëm që i privoi njerëzit nga prona, por për fatin më të keq, te një pjesë e madhe e shoqërisë e fshiu dhe konceptin. Nga fshirja e konceptit u krijuan edhe ateistët. Krijimi i kësaj psikologjie bëri që në hapat e parë të kishte hapa të kufizuara, të padrejta në raport me të drejtën e pronës”, – tha Berisha. m.p.

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV