Dash Shehi në ‘Tregun Çam’: Grosistët kanë kapur ekonominë, paraja qarkullon në 4-5 duar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se bizneset e mesme dhe të vogla po zhduken në Shqipëri.

Komentet Shehi i bëri gjatë fjalës së tij në një takim të koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’ me bizneset dhe qytetarët te ‘Tregu Çam’ në Tiranë.

Shehi tha gjithashtu se ekonomia shqiptare po përqendrohet në duart e 4-5 oligarkëve, gjë që sipas tij nuk duhet të ndodhë.

Ai ftoi qytetarët që të votojnë koalicionin ‘Djathtas për Zhvillim’, pasi sipas Shehit, platforma e tyre parashikon lehtësira për biznesin e vogël dhe të mesëm.

“Situata në terren, po qe për ekonomike, është kjo që është. Dikur këtu blinte gjysma e Tiranës. Tani e shihni vetë që është bosh dhe unë kam frikë se do të bjerë fare. Për sa kohë që ekonominë e kontrollojnë 4-5 duar, hyrje dalje këtu nga gjithë bizneset i kanë marrë grosistët, siç po marrin çdo gjë, po e marrin edhe këtë. Ishin të vegjël, po bëhen më të vegjël dhe po zhduken fare. Të mëdhenjtë po bëhen edhe më të mëdhenj. Ne mendojmë që në ekonomi duhen përfshirë të gjithë”, tha Shehi. /E.T

Të fundit

Stomatologjia dhe farmacia, dy degët më të kërkuara në Shqipëri

Këtë të hënë janë publikuar rezultatet për studentet fitues të cilët janë ata ekselentët që do jenë dhe mjekët...

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës, të patolerueshme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmet izraelite ndaj një spitali në Gaza që shkaktuan vdekjen e civilëve dhe gazetarëve ishin "të patolerueshme". Sipas...

Netanyahu: Izraeli shpreh keqardhje për aksidentin tragjik në spitalin Nasser

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për “fatkeqësinë tragjike” që ndodhi sot në spitalin Nasser. Sipas mediave të huaja, udhëheqësi...

“Iku dhe më la jetim”, letra e Artur Zhejit për vdekjen e të atit

Pas ndarjes nga jeta të gazetarit Artur Zheji, shumë prej shkrimeve dhe kujtimeve të tij kanë rifituar vlerë të veçantë. Një prej tyre është letra...

Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

Pasditen e sotme një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur ka...

Lajme të tjera

Web TV