‘Do t’iu hamë të gjallë’/ Rama ironizon Alizotin me video me bretkosa e insekte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Tomor Alizotin, drejtuesin politik të PD në Elbasan, pas deklaratës së këtij të fundit të bërë një ditë më parë se ‘do t’iu hamë të gjallë’.

“Një mesazh për ju që jeni cepave dhe u shkoni njerëzve nëpër shpia për t’ju marrë votat. Mos harroni që ne kemi mundur baballarët tuaj, që kishin tanke, polici dhe ushtri. Juve do t’ju hamë të gjallë! Ju maskarenj, do t’ju hamë të gjallë.”, dëgjohet të thotë Alizoti. Rama ka ndarë një video me një bretkosa, insekte dhe majmun, teksa ka shkruar:  “Vajmedet vajmedet… Mirë lajthitën e rrëshqitën po pse të tërë menjëherë, do thoshte Shvejku”.

Një ditë më parë, Rama komentoi këtë deklaratë nga Kuçova, teksa tha se kur dëgjon fjalë të tilla, kujton se për çfarë e përdorte fjalën “çyryk”.

“Po shihnim, kur po vinim me Ervinin, një video dhe po qeshnim. Mua ai më kujton Ludovikun, një personazh të filmave shqiptarë. Të kujtohet, me xhaketë me kuadrata? Edhe kështu i them unë atij Alizotit, edhe shikoj unë Ludovikun që bërtiste: ‘Do t’ju hamë të gjallë’. Tani, çfarë quhet ky? Ky quhet çyryk. Ishte një tjetër që thoshte se nën këtë qeveri kanë ikur 1 milion lekë. Donte të thoshte 1 milion njerëz. Ata thonë se janë njisha, po janë vërtet, por në atë sensin që po diskutojmë këtu. Njëri më jashtë loje se tjetri, njëri më i lodhur se tjetri. Çohen në mëngjes dhe pinë ujë kënete dhe nxjerrin stërkala kundër nesh. Kjo nuk është personale, kjo është politike. Kush nuk i thotë vetes çyryk, le të vijë të na e tregojë dhe të votojë pesën.” tha Rama. /E.T

Lexo edhe :  Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Të fundit

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë e moshuara

Ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës, e moshuara Manushaqe Gjoka, e cila u përplas në aksin Pogradec...

Trump patrullon rrugët e Uashingtonit, u çon ushtarëve pica dhe hamburgera

Të enjten Donald Trump bëri një vizitë tek ushtarët e dislokuar në Uashington, duke i siguruar ata se operacioni i tij për të rivendosur rendin në...

Katër fëmijët ishin në banesë, zbardhen detajet e rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë këtë mëngjes.Një 40-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten në hyrje të pallatit ku...

“The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Anne Hathaway dhe Meryl Streep rikthehen me bizhuteri luksoze dhe veshje që premtojnë të ndezin trendet e reja   Filmi i shumëpritur “The Devil...

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar...

Lajme të tjera

Web TV