Gaza në prag të zisë së bukës/ Sulmohet nga Izraeli anija me 30 aktivistë në bord(VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anije me 30 aktivistë në bord është sulmuar nga dronë izraelitë pranë brigjeve të Maltës.

Raportohet se synimi i aktivistëve ishte thyerja e bllokadës dhe dërgimi i ndihmave në Gaza, e cila është në prag të zisë së bukës.

Yasemin Acar, një zëdhënësja mediatike e grupit, i ka thënë CNN se anija po fundoset pasi si pasojë e sulmit është dëmtuar.

Acar tha se anija u sulmua pranë brigjeve të Maltës në ujëra ndërkombëtare dhe tani është e ankoruar 17 km larg vendit.

“Ekuipazhi ka dërguar thirrje SOS në vendet përreth dhe një varkë e vogël nga Qiproja është dërguar për të ndihmuar. Në këtë moment kemi 30 aktivistë ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut në atë anije, në një anije që po fundoset”, shtoi ajo./E.T

Të fundit

Makineri e specializuar për pastrimin e Liqenit të Shkodrës, Beci: Është në kohën e duhur

Liqeni i Shkodrës, nga dita e sotme, do të ketë për herë të parë një makineri të specializuar për...

‘Fara e keqe që polli ndjesë pastë LSI-ja!’ Lapaj i përgjigjet Ramës

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, njëkohësisht edhe drejtues i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i është përgjigjur sot me një video-mesazh kryesocialistit Edi Rama,...

Sa e ndjeni mungesën e Veliajt në fushatë?Spiropali: Erioni, kontribut të spikatur në PS!

Drejtuesja politike e PS në Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, ka vlerësuar kontributin e kyebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se ka qenë i spikatur. E ftuar...

Francë/ Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar...

Pamjet që bënë “xhiron” e rrjetit, australianët votuan me rroba plazhi

Laboristi Anthony Albanese, ish-sindikalisti me origjinë të largët arbëreshe nga babai, ka arritur të fitojë mandatin e dytë si Kryeministër në Australi. Partia Laburiste e...

Lajme të tjera

Web TV