Gjermania shpall AFD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut të djathtë.

Agjencia, e quajtur Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), tha se tani ka konfirmuar këtë cilësim për AfD-në, pasi sipas saj, tashmë ka të dhëna konkrete që partia antimigrante, e themeluar më 2013, ndjek qëllime që kërcënojnë rendin demokratik të Gjermanisë.

“Kuptimi i partisë për popullin, i bazuar në përkatësinë etnike dhe prejardhje, nuk është në përputhje me rendin demokratik dhe të lirë”, tha agjencia.

Qëndrimet e partisë dhe udhëheqësve të AfD-së shkelin parimet kushtetuese të paprekshmërisë të dinjitetit njerëzor, thanë zëvendëspresidentët e agjencisë, Sinan Selen dhe Silke Willems.

 

 

AfD-ja, që doli e dyta në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura këtë vit në Gjermani, më herët kishte pasur statusin e grupit “të dyshuar” ekstremist. Kjo parti e sfidoi këtë cilësim të agjencisë në gjykatë, por pa sukses.

Sipas kanalit të parë të televizionit publik gjerman ARD, kalimi i AfD-së në “ekstremiste të krahut të djathtë qartësisht” pritej që vitin e kaluar. Megjithatë, Shërbimi Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës shmangu bërjen publike të përfundimeve të tij më herët, për shkak të zgjedhjeve, me qëllim që të shmangte akuzat për shkelje të së drejtës për mundësi të barabarta të partive gjatë periudhës zgjedhore./E.T

Të fundit

“Këshillohem nga gjermanët”/ Rama: Projeksioni për 2030 është 35 miliardë

Shkodranëve, Edi Rama u shpjegoi se përse Shqipëria me qeverisjen socialiste po shkon në drejtimin e duhur, fakt i...

“Ky imazh ofendon besimtarët”/ Postimi i Trump si Papë kritikohet ashpër nga katolikët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është kritikuar ashpër nga disa katolikë pasi postoi një foto të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku e përshkruan veten si Papë....

Albanese u rizgjodh kryeministër i Australisë,Begaj: Një udhëheqës me rrënjë arbëreshe…

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kryeministrin e rizgjedhur të Australisë, Antonio Albanese, i cili fitoi një mandat të dytë për të drejtuar...

ASAP Rocky thotë se vjedh rroba nga garderoba e Rihanna-s

Në një intervistë të fundit për podcastin “The Run-Through” të Vogue, reperi dhe bashkë-prezantuesi i Met Gala 2025, A$AP Rocky, zbuloi me humor se...

Parisi/ Pas rritjes ekstreme të temperaturave, stuhia ekstreme e breshërit godet vendin

Një stuhi e fuqishme breshëri goditi Parisin të shtunën, më 3 maj duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe ndërprerje të shërbimeve të transportit publik. Video të...

Lajme të tjera

Web TV