I mbushur me ar dhe vezullues, Putin tregon “strofkën” e tij në Kremlin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin ka ofruar një vështrim të rrallë brenda rezidencës së tij private në Kremlin, përmes një videoje të paprecedentë të publikuar nga mediat shtetërore ruse.

Në pamjet, ai shfaqet duke pritur gazetarin rus Pavel Zarubin dhe duke e ftuar në apartamentin e tij personal, të zbukuruar me pasqyra të arta, llambadarë luksozë dhe mobilie elegante.

Brenda apartamentit ndodhen një bibliotekë e mbuluar me dru të errët, një piano e bardhë, një kishë private shtëpiake dhe dhoma gjumi. Putini tha se kalon shpesh netët aty dhe zhvillon takime joformale me liderë ndërkombëtarë, si presidenti kinez Xi Jinping.

Ky zbulim vjen në kontrast të fortë me kushtet e vështira në të cilat ndodhen ushtarët rusë në Ukrainë.

Ndërkohë, media investiguese ka dokumentuar gjithashtu rinovimin e pallatit të Putinit në Gelendzhik, me vlerë mbi 1 miliard paund, duke e kthyer në një kompleks ultra-luksoz me altar fetar, kishë personale dhe ambiente të përshtatura për shijen e liderit rus./e.t

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV