“Kurti po blen kohë”, opozita fajëson kryeministrin në detyrë për krizën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga 15 prilli po tentohet konstituimi u Kuvendit të Kosovës.

Të enjten, duke u thirrur në përpjekjet për zhbllokim të situatës, Lëvizja Vetëvendosje përmes kryesuesit të seancës propozoi të kalohet në votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin.

Partia Demokratike e Kosovës e sheh si blerje të kohës propozimin për votë të fshehtë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu thotë: “Subjekti politik që ka provuar të devijojë nga procedurat absolutisht që ka bërë përpjekje vetëm për të blerë kohë, sepse e dinë që kandidatja në fjalë nuk arrin që t’i marrë votat”.

Njohësit e çështjeve politike në Kosovë, këtë lëvizje e shohin po ashtu të qëllimshme për të vazhduar bllokadën dhe për të fajësuar partitë që deri tash kanë qenë në opozitë.

“Qëllimisht e bëri për t’i ikur përsëritjes së dështimit, duke dashtë të duket në sipërfaqe kinse opozita do të dështojë votimin e fshehtë”, shprehet eksperti i politikës, Dritëro Arifi.

Rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës nuk lejon që mënyra e votimit të ndërrohet përderisa është duke vazhduar procesi i konstituimit.

Sipas njohësve, kërkesën për votim të fshehtë, Lëvizja Vetëvendosje e bëri duke shpresuar në votën e ndonjërit prej deputetëve jashtë grupit të tyre.

“Ky skenar është bërë për të nxjerrë diçka, nëse ndonjë deputetë mund të ndryshojë mendjen ndërkohë”, shton Arifi.

Por, këto lëvizjes të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sipas njohësve mund t’i kushtojnë kësaj partie, por edhe konstituimit të institucioneve.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mbahet të shtunën më 3 maj në orën 10:00. m.p.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV