Kush ua fiku dritat miliona qytetarëve të BE-së?!/ Flet eksperti: Ja ku dyshoj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndërprerje e pazakontë e energjisë elektrike goditi të hënën pjesë të mëdha të Spanjës, Portugalisë, zonave të jugut të Francës dhe Andorrës, duke lënë për orë të tëra miliona njerëz pa energji. Teksa autoritetet hetuan shkaqet, eksperti i krimit kibernetik dhe sigurisë digjitale, Efrén Varón, ofroi një teori që ka ngritur shqetësim.

“Nuk më duket si sulm kibernetik klasik. Ka më shumë gjasa të jetë sabotim – qoftë nga grupe antisistemi, ambientalistë radikalë, apo edhe ndonjë formë terrorizmi teknik”, u shpreh Varón për gazetën La Región.

Sipas tij, një sulm kibernetik në kaq shumë shtete njëkohësisht është shumë kompleks dhe i vështirë për t’u realizuar pa u zbuluar paraprakisht. Ai theksoi mungesën e çdo informacioni paraprak apo paralajmërimi, çka e bën edhe më të dyshimtë situatën.

“Për të fikur një pjesë kaq të madhe të Evropës, duhen njohuri shumë të thella për infrastrukturën energjetike. Ky nuk është një ‘çelës’ që dikush e shtyp dhe e fik gjithë rrjetin”, shtoi eksperti, duke përmendur rolin që mund të luajë Qendra Kombëtare e Infrastruktures Kritike (CNTIC) në hetim.

Ndërprerja nuk preku Kanariet, Balearët, Ceutën dhe Melillën, duke ngritur pyetje të tjera mbi natyrën selektive të incidentit.

Hetimet zyrtare vijojnë, por teoria e sabotimit po merr gjithnjë e më shumë vëmendje./E.T

Të fundit

Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?

Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u shkri në Ministrinë e Financave,...

Mbi 600 të arrestuar! Policia raporton përmbledhjen mujore të majit

Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme përmbledhjen e veprimtarisë së saj në muajin maj, një muaj i ngjeshur me ngjarje të rëndësishme...

Jo pulëbardhat e zhurmshme që vjedhin ushqim, është njeriu ai që dëmton

Sophie Pavelle Shpend grabitqarë, gjemba dhe pajisje me tinguj largues janë disa nga masat që përdoren për t’i trembur këto zogj. Ndoshta duhet të provojmë...

Miguel Ángel Asturias, zëri magjik i Amerikës Latine

Më 9 qershor 1974 vdiq në Madrid shkrimtari dhe diplomati Miguel Ángel Asturias, një prej figurave më të shquara të letërsisë hispanoamerikane të shekullit...

100 mijë lekë zbritje për arsimin e fëmijëve, ja kush e përfiton

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron në një prononcim për Monitor se kush e përfiton zbritjen e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve prej 100...

Lajme të tjera

Web TV