Makina përplas kalimtarët në qendër të qytetit! Disa të plagosur, edhe një fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në qendër të qytetit të Stuttgart-it, ku një automjet tip Mercedes G-Klasse ka hyrë në një grup këmbësorësh, duke shkaktuar disa të plagosur.

Incidenti ndodhi rreth orës 17:50 në një nga kryqëzimet më të frekuentuara të qytetit, pranë stacionit të tramvajit Olgaeck. Sipas dëshmive të para, makina ka përplasur disa kalimtarë në një kalim këmbësorësh, përfshirë edhe një grua me karrocë fëmije.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një karrocë fëmije të shkatërruar mbi shinat e tramvajit, duke rritur shqetësimet për pasoja më të rënda. Autoritetet lokale raportojnë se disa persona janë plagosur, mes tyre edhe në gjendje të rëndë, por numri i saktë ende nuk është konfirmuar.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një aksident apo për një veprim të qëllimshëm.

Zona është rrethuar nga policia dhe qarkullimi i tramvajit dhe metrosë është pezulluar përkohësisht, ndërsa në terren ndodhen forca të shumta policore dhe ekipe emergjente. m.p.

Të fundit

‘Në 90’ shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni’/ Rama rrëfen historinë në Londër

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” ka treguar se shiste piktura në fillim të viteve ’90 për...

Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në Egjipt apo Marok bënë që...

Po ndërtonte pa leje dy godina në Drimadhes, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

Një 32-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për ndërtim pa leje. Sipas Policisë ai po ndërtonte dy godina 1-katëshe...

Françeska dhe Xhovani. Një histori dashurie dhe mafie

Nga Francesco Gallo Që në ferrin e masakrave mafioze të viteve 1980, një histori dashurie lulëzoi midis dy magjistratëve heroikë dhe të martirizuar, si Francesca...

Dialogje të zgavërta

Ese nga Bujar Meholli Në kohën kur zhvillimi teknologjik po shkon drejt pikut të tij, gjinia njerëzore sikur po gëlltitet nga monstra që ka krijuar...

Lajme të tjera

Web TV