PD denoncoi se i kanë vjedhur zyrën/ Policia: S’ka thyerje apo dëmtime të objektit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike, Dega Cërrik, ka denoncuar në Polici grabitjen e zyrës pasi kanë konstatuar se mungonte 1 kompjuter dhe 1 televizor.

Denoncimi është bërë në polici nga sekretarja e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, në Cërrik.

Ambienti është marrë me qira nga PD-ja për qëllime elektorale. Ndërkohë nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Njoftimi i Policisë:

Cërrik/Informacion paraprak

Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.

Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit./E.T

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV