Miqësorja Irlandë-Argjentinë, kur Barcelona zbuloi Maradonën dhe futbolli ndryshoi frymë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diego Armando Maradona ishte unik. Prekja e tij hyjnore e topit, nervat në lojë, kokëfortësia, karakteri luftarak, gjuajtjet nga larg, driblimet dhe pasimet dehëse… Askush si ai, edhe nëse futbolli një ditë do të luhet me robotë që kanë të injektuar gjenetikën e tij.

Argjentinasi luajti te Barcelona në sezonet 1982-83 dhe 1983-84. Presidenti i atëhershëm i klubit katalanas, Josep Lluís Núñez, e pati kërkuar me ngulm sulmuesin argjentinas. Madje, dy vite para transferimit ishte thuajse e kryer që Maradona do të vishte fanellën blaugrana.

Gazeta katalanase “Sport” ka bërë një artikull, duke treguar se çfarë shkruante ajo në vitin kur Maradona i tha “po” Barcelonës. Shkrimi bën fjalë për një raportim teknik nga një punonjës i klubit, i cili kishte qenë lojtar dhe trajner i skuadrës së parë, Paco Rodri.

Ky i fundit udhëtoi në Irlandë për të parë miqësoren e kombëtares vendase me Argjentinën. Kampionët e botës të asaj kohe fituan 1-0 me gol të Valencias dhe asist të Maradonës. Diego ishte vetëm 19 vjeç dhe ra në sy shumë.

“Duhet ta transferojmë me çdo kusht”, tha Paco Rodri, edhe pse nënvizoi se lojtarët latinë e kishin të vështirë përshtatjen me kulturën europiane dhe sidomos atë spanjolle.

Në analizën e Paco Rodrit shkruhet: “Ka ndeshje kur ky lojtar mund të eliminohet totalisht nga dhuna e kundërshtarëve, si Cruyff dhe Di Stefano, sepse nuk dinë sesi ta ndalin. Gjithsesi, kjo ndihmon shokun e tij të skuadrës në sulm, sepse i lë hapësira”.

“Ai është shumë i ri, por pritshmëritë e tifozëve po rriten shumë. Ai po e përballon çdo gjë me përulje. Ka cilësi të mira”.

Formacioni i Argjentinës kundër Irlandës ishte 4-2-1-3, me Maradonën si mesfushor ofensiv dhe me tri sulmues përpara tij. Paco Rodri e nuhati shumë shpejt se Maradona nuk ishte thjesht mesfushor, por gjithçkabërës.

Lexo edhe :  “Hiqet” trau në Morinë/ Për 9 muaj, pa kontrolle në kufi Shqipëri-Kosovë

Komenti i tij për pjesën e parë të asaj ndeshjeje: “Ai merr topin nga distanca, e kontrollon shpejt, pason dhe e kërkon sërish, shokët e skuadrës e pasojnë, ai prek topin sërish, kalon shpejt nga ana tjetër e fushës dhe pason për një shok skuadre që vjen nga pas. Shumë mirë”.

Paco Rodri nuk e analizon me kaq detaje pjesën e dytë, por e përmbledh: “Diego vazhdoi të luajë me liri veprimi, duke ngritur topin në ajër me të njëjtën dinamikë”. Rodri vlerëson edhe aspekte të tjera të Maradonës. Ai e përshkruan momentin kur argjentinasi rrëzohet tri herë, por nuk dorëzohet. “Kur ka topin në zotërim, ai jep përshtypjen sikur tregon më shumë nerv, kurajo dhe përqendrim”.

“Fjala.al” do të shtonte edhe një fjali të fundit për Maradonën. Ai ishte një engjëll i dërguar nga Zoti për të lajmëruar se futbolli është pasuri e shenjtë shpirtërore. Me siguri, Diego ishte me krahë, por Zoti, para se ta dërgonte në tokë, vendosi t’ia hiqte që njerëzit të mendonin se ai nuk ishte engjëll, por njeri i zakonshëm. m.p.

Të fundit

Ushtria izraelite paralajmëron njerëzit të largohen nga zonat afër aeroportit

Ushtria e Izraelitë i ka paralajmëruar njerëzit të martën të largohen nga pjesët përreth aeroportit kryesor të kryeqytetit të...

Bizneset turke duan të fuqizojnë prezencën në Shqipëri, kanë 1 miliard xhiro vjetore

Dyfishimi i shkëmbimeve tregtare, rritja e investimeve dhe fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik ishte në fokus të ‘Misionit të Biznesit Turqi-Shqipëri’ të zhvilluar në Tiranë. “Aktualisht...

Zyrtare: Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit

Friedrich Merz, ka fituar votimin parlamentar për t’u bërë kancelar në përpjekjen e dytë, disa orë pasi një humbje e paprecedentë sinjalizoi pakënaqësi të...

Inter-Barcelona, sonte luhet ndeshja e vitit! Formacionet e mundshme të takimit

Këtë të martë (6 maj) në orën 21:00 në ‘San Siro’ Interi dhe Barcelona përballen në aktin e dytë gjysmëfinal të Champions League. Gjashtë...

VIDEO/ Giorgia Meloni shkon për rafting me ministrat dhe kolegët e partisë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka kaluar disa ditë relaksi në Trentino Alto Adige gjatë fundjavës së kaluar, duke zhvilluar edhe një aktivitet rafting në lumin...

Lajme të tjera

Web TV