Vajza e Bill Gates tregon sindromën nga e cila vuan babai miliarder

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka zbuluar pa dashje një detaj rreth shëndetit të babait të saj.

Gjatë një interviste në podcastin e njohur Call Her Daddy, të drejtuar nga Alex Cooper, ajo përmendi në mënyrë të rastësishme se Gates ka sindromën e Aspergerit, një formë e spektrit të autizmit.

“Babai im është goxha i ngathët në aspektin social. Ai e ka thënë, se ka Asperger,” u shpreh ajo thjesht gjatë bisedës, ndërsa tregonte se si është të sjellësh të dashurin në shtëpi për ta prezantuar me një nga figurat më të njohura dhe më të përfolura në botë.

Kjo deklaratë ngriti menjëherë dyshime dhe debat në rrjetet sociale, pasi vetë Bill Gates nuk e ka konfirmuar ndonjëherë publikisht një diagnozë të tillë.

Megjithatë, në kujtimet e tij të vitit 2023, Gates kishte përmendur se nëse do të ishte rritur sot, me shumë gjasë do të diagnostikohej me një çrregullim të spektrit autik. Ai ka treguar për vështirësitë në ndërveprimin social në fëmijëri dhe për tendencat për t’u fiksuar pas temave të caktuara, sjellje që lidhen ngushtë me Aspergerin.

Phoebe shtoi në podcast se sjellja e babait të saj shpesh e bën të ndjehet në siklet personi që ajo prezanton në shtëpi. Ajo kujtoi një moment të veçantë kur Gates i kishte dërguar në një ballo shkollore me makinë, një situatë që ajo e përshkroi si “shumë e sikletshme, por edhe qesharake”.

Deri më tani, Bill Gates nuk ka reaguar publikisht për komentet e vajzës së tij, por rrëfimi i saj ka nxitur interes të madh publik dhe diskutime të gjera mbi diagnozën dhe përhapjen e çrregullimeve të spektrit autik te personalitetet e njohura./e.t

Të fundit

Donald Trump: Unë do ta rregulloj çështjen Kosovë-Serbi, Biden mori vendime idiote…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë me një deklaratë të fortë për Kosovën, teksa ka thënë se paraardhësi i...

Europa nuk mund të na pranojë në familje me kuajt e Trojës brenda

Preç Zogaj, Liberale BE dhe SHBA kanë qenë gjithnjë komplementare në mbështetje të Shqipërisë drejt një demokracie funksionale ku liritë dhe sundimit i ligjit shkojnë...

Ishte duke bërë zhytje, gomonia plagos 46-vjeçarin në Gjipe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Gjipesë në Himarë, ku një 46-vjeçar, banues në Gjermani, ka mbetur i plagosur nga një...

Populli apo Berisha, kush e ka fajin?

Andi Bushati dhe Blendi Kajsiu kanë disa ditë që zhvillojnë një seri replikash me njëri-tjetrin. I pari ngulmon me tezën e tij se askush...

Moment prekës në spital, mjekët nderojnë 14-vjeçarin para se t’i heqin organet për dhurim

Një moment thellësisht prekës është regjistruar në Spitalin Universitar të Patras, ku mjekët kanë nderuar në heshtje 14-vjeçarin Spiros, i cili humbi jetën tragjikisht...

Lajme të tjera

Web TV