Vodhi televizorë dhe kompjuterë në zyrat e PD-së, 46-vjeçari përfundon pas hekurave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vodhi sende elektronike (televizor dhe kompjuter), në subjektin politik të “Partisë Demokratike”, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.

Në pranga dhe një 46-vjeçar që përvetësoi kompjuterin e vjedhur. Sekuestrohen sendet e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjes së ndodhur, në Cërrik, në subjektin e marrë e me qira për qëllime elektorale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të rastit shtetasin Arben Metani, 36 vjeç, banues në Cërrik.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit Klevis Zane, 46 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. M., gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur shtetasit K. Z..

Sekuestrohen sendet e vjedhura, dhe iu lan në ruajtje subjektit politik.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. m.p.

Të fundit

“Pretty Woman 2?” Richard Gere ka një kusht

Një vajzë nga rruga që  hyn në jetën e një të pasuri dhe i vjedh zemrën? Historia e “Pretty...

Makineri e specializuar për pastrimin e Liqenit të Shkodrës, Beci: Është në kohën e duhur

Liqeni i Shkodrës, nga dita e sotme, do të ketë për herë të parë një makineri të specializuar për pastrimin nga bimësia ujore. Kjo...

‘Fara e keqe që polli ndjesë pastë LSI-ja!’ Lapaj i përgjigjet Ramës

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, njëkohësisht edhe drejtues i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i është përgjigjur sot me një video-mesazh kryesocialistit Edi Rama,...

Sa e ndjeni mungesën e Veliajt në fushatë?Spiropali: Erioni, kontribut të spikatur në PS!

Drejtuesja politike e PS në Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, ka vlerësuar kontributin e kyebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se ka qenë i spikatur. E ftuar...

Francë/ Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar...

Lajme të tjera

Web TV