“Do vazhdojmë punën me çështjen e pronësisë”- Rama batuta me Tavon në Himarë: Je qejfli!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fjalës së tij në çeljen e sezonit turisitik në Himarë, kryeministri Edi Rama është ndalur te çështja e titujve të pronësisë, ku tha se puna do të vijojë edhe pas fushatës.

Gjithashtu foli për projektet e reja në këtë zonë, nga krijimi i sheshit kryesor, te parking i makinave, ndërsa bëri batuta edhe me kryebashkiakun Vangjel Tavo.

“Vangjel dua të të falënderoj edhe një gjë. Guiden turistike të Himarës më në fund e preka, e hapa. Të falënderoj për këtë. Natyrisht, e di që pa Mirelën s’do e bëje dot. Se je edhe xhentëlmen. Aq xhentëlmen je sa edhe buqetën me lule e more si ata të Serenatave. Se je edhe qejfli ti Vangjel, po hajde më”, tha Rama.

Rama: Ne do të vazhdojmë të punojmë, të përpiqemi, të shtyjmë përpara dhe gjëja më e mirë në këtë terrtitor ka rënë një qetëso dhe ndihet një energji pozitive.

Pas mbylljes së fushatës, të fokusohemi te punët që duhet të vazhdojmë në këtë territor. Kemi mbyllur një pjesë të çështjes së pronësisë me shtëpitë e vjetra, por e di shumë mirë që puna vazhdon me pjesë të tjera që kanë të bëjnë me pronësinë.

Kemi folur me Vagjelin për qendrën e Himarës. Nuk e ka një qendër, ka një tmerr aty. Kemi folur për parkingun e madh nëntoksor te Stadiumi. Do të bëjmë një gjë spektakolare me parkingun. Kemi folur për Borshin, për zonat e tjera. Dhërmiu do të jetë komplet tjetër falë punës së Mirelës dhe Vangjelit, janë të dy gjirokastritë.

Akoma jemi në fillim të majit dhe jam i bindur se sezoni do të jetë fantastik.

Lexo edhe :  Berisha 'kërcënon' Ramën: I caktoi vetes pension 4 mln lekë, e garantoj se s'do i gëzojë!

Vangjel dua të të falënderoj edhe një gjë. Guiden turistike të Himarës më në fund e preka, e hapa. Të falënderoj për këtë. Natyrisht, e di që pa Mirelën s’do e bëje dot. Se je edhe xhentëlmen. Aq xhentëlmen je sa edhe buqetën me lule e more si ata të Serenatave. Se je edhe qejfli ti Vangjel, po hajde më. Ju falënderoj shumë, shumë!/E.S

Të fundit

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

Lajme të tjera

Web TV