Historike/ Enkileda Carja dominon botën! Peshëngritësja kuqezi thyen 3 rekorde evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja është shpallur kampione bote në Botërorin e Peshëngritjes për moshat deri në 17 vjeç që po mbahet në kryeqytetin e Perusë, Lima. Kjo është hera e parë që Shqipëria fiton medalje ari për të rinjtë në një kompeticion të tillë, me Carjan që është futur në histori.

Sportistja kuqezi ka dominuar në pedanë dhe veç titullit kampione bote, ka thyer edhe tre rekorde evropiane duke përmirësuar peshat e ngritura. Carja jo vetëm që fitoi medalje ari në peshën deri në 64 kilogramë, por mori edhe medalje të bronztë në stilin e shkëputjes pas dy sportisteve nga Kina.

Në stilin e shkëputjes Carja ngriti 98 kilogramë, duke përmirësuar edhe rekordin evropian që më herët ishte 97 kg. Në shtytje sportistja nga Elbasani ia doli të ngrinte 115 kilogramë dhe me shumën totale 213 kilogramë shpallet kampione bote.

Trajnerja e saj, Eglantina Kalemi tha se e kanë pritur këtë sukses pasi kanë punuar për një kohë të gjatë.

“E kemi pritur këtë sukses. Përgatitjet kanë shkuar mirë dhe Enkileda është tani një atlete me kohë të plotë. Kampionia e parë botërore e Shqipërisë dhe tre rekorde evropiane, kjo është shumë mbresëlënëse”, tha trajnerja e saj, Eglantina Kalemi./e.t

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV