Itali/ U hodh nga kati i tretë i shtëpisë, humb jetën tragjikisht 14 vjeçarja nga Vlora

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humb jetën një vajzë 14 vjeçare shqiptare, banuese në zonën e Massafras në Itali, në provincën e Tarantos. Mediat italiane shkruajnë se adoleshentja u hodh nga kati i tretë i shtëpisë ku jetonte me dy prindërit e saj.

Vajza u dërgua me urgjencë në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, me shenja jete, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vdiq pak minuta më pas.

Nga informacionet e para që raportojnë mediat në Itali, dyshimet janë se ajo mund të ketë rënë pre e bullizimit dhe në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Nëna e vajzës ka qenë në apartament në kohën kur ka ndodhur ngjarja, kjo e deklaruar dhe nga dëshmitarët, ndërkohë që vet ajo u ka thënë hetuesve se e ka parë të gjithë momentin kur e bija ka hapur dritaren dhe është hedhur nga kati i tretë.

Hetimet u janë besuar karabinierëve, të cilët po rindërtojnë sekuencën e saktë të ngjarjeve dhe po verifikojnë çdo element të mundshëm të dobishëm për të sqaruar vdekjen tragjike të së miturës me origjinë nga fshati Dukat i Vlorës./e.t

Të fundit

Gjysma e arit të Gjermanisë ruhen ende në New York dhe Londër/ DW: Sa i sigurt është ai?

Në kohët e ftohjes mes Uashingtonit dhe Berlinit, mund të habitesh nga fakti që ende më shumë se një...

I shtruar në Spitalin Ushtarak, si është gjendja e Vuçiç?

Gjendja shëndetësore e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është stabile dhe e kënaqshme, pas kontrolleve të kryera në spitalin ushtarak në Beograd. Kështu deklaroi Dragan...

Incidenti me shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i Bledion Nallbatit në Korçë

Policia ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mes kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Bledion Nallbanti, vëllait të tij Alti...

Detaji që nuk dinim nga marrëdhënia e Rita Orës me Taika Waititi

Rita dhe Taika filluan si shokë dhe përfundimisht u përfshinë në menyrë romantike vetëm kur e gjetën veten duke punuar në Australi, siç zbuloi...

‘Bufi&Tiku drejt bashkimit’, Rama ironizon sërish Berishën, Lapajn dhe Bashën

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish satirën për të komentuar zhvillimet në kampin opozitar përmes "serialit" "Bufi&Tiku drejt bashkimit". Rama shfaq një bisedë imagjinare...

Lajme të tjera

Web TV