‘Këto janë ditët vendimtare’/ Berisha mesazh kandidatëve: Punoni 16 orë në ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa na ndajnë 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Sali Berisha iu është drejtuar me një mesazh drejtuesve politikë të qarqeve, kandidatëve për deputetë dhe të gjithë strukturave të PD.

Në mesazhin e zbardhur, Berisha u thotë se këto janë ditë vendimtare dhe i udhëzon që të intensifikojnë fushatën dhe të jenë në terren të paktën 16 orë në ditë.

Mesazhi i plotë

Mesazh drejtuar udhëheqësve Politikë të Qarqeve, drejtueseve, kryesive të degëve, kandidatëve për deputetë dhe të gjithë strukturave të PD.

Këto janë ditët vendimtare!

Çdo orë kushton sa një ditë!

Intensifikimi i fushatës, puna së paku 16 orë e udhëheqësve politikë të Qarqeve, drejtuesve dhe kryesive të degëve, kandidatëve të listave të mbyllura dhe të hapura, shtabeve elektorale, strukturave të Partisë është vendimtare për fitoren tonë!

Ndaj dhe mobilizoni të gjithë forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!

“Shqipëria Madhështore”!

Fitore!

Përshëndetje, Sali Berisha

/E.T

Të fundit

Bien të ardhurat, në janar-mars u mblodhën 1 miliard lekë më pak se plani

Ne tremujorin e parë të vitit, të ardhurat e mbledhura ne buxhetin e shtetit ishin 181 miliardë leke. Shuma...

Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve

Ylli Pata Jemi në sprintin e fundit të zgjedhjeve të 11 majit dhe objektivi kryesor i fushatës së Berishës nuk është realizuar. Heqja e non...

Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim të ri për një skemë mashtruese në rritje në WhatsApp, e njohur si mashtrimi “Hi Mum”....

Oferta e SHBA: 1000 dollarë për çdo shtetas të huaj që largohet vullnetarisht

Departamenti i Sigurisë Kombëtare është i gatshëm të ofrojë një shifër të lartë monetare për çdo emigrant të parregullt që zgjedh të vetëdeportohet nga...

“Si u bë me 3 shtëpi?”/ Tedi Blushi i përgjigjet Kryemadhit

Kandidati i koalicionit opozitar PD-ASHM në qarkun e Tiranës, Tedi Blushi, ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar, duke u ndalur edhe te...

Lajme të tjera

Web TV