‘Në 90’ shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni’/ Rama rrëfen historinë në Londër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” ka treguar se shiste piktura në fillim të viteve ’90 për të blerë bileta avioni dhe për të udhëtuar. Kreu i qeverisë u shpreh e dëshironte të shikonte botën, por mundësitë në atë kohë ishin të kufizuara.

Më tej Rama ka ndarë edhe një episod teksa ishte në Londër me një shok të tij nga Kosova. Kryeministri theksoi se vajzat e vetme të bukura në Londër, ishin ato nga Kosova.

“Duke hipur në shkallët elektrike që del nga underground, isha me një shokun tim kosovar, dy shkallë më lart ishte një vajzë e gjatë, shumë e hijshme me flokë të gjata dhe i them shokut tim ‘shyqyr o burrë pashë një angleze të bukur’, vetëm kosovaret janë bukura në këtë vend. Në Londër kam një histori shumë të lezetshme se ishin fillimet e viteve ‘90 dhe unë doja të shikoja botën. Mundësitë ishin të kufizuara, shisja ndonjë pikturë sa për të blerë ndonjë biletë avioni pastaj shkoja.

Në Londër kam qëndruar tek disa miq nga Kosova, duke qenë aty në shtëpinë e tyre dhe me rrethin e tyre njoha shumë shqiptarë të Kosovës që jetonin në Londër në atë kohë, më bëri përshtypje të jashtëzakonshme, vajza shumë të bukura, shumë të bukura.

Edhe një ditë duke, se harroj, duke hipur në shkallët elektrike që del nga ‘underground’, isha me një shokun tim kosovar, Blerimin, dy shkallë më lart ishte një vajzë e gjatë, shumë e hijshme me flokë të gjata dhe i them shokut tim ‘shyqyr o burrë pashë një angleze të bukur’, vetëm kosovaret janë bukura në këtë vend. Ai mu kthye me një zë të trashë, “shumë të mira janë”, tha Rama./e.t

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV