Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit, vetëm disa ditë para se të diplomohej.

Elizabeth Tamilore Odunsi, 23 vjeç, u zbulua më 26 prill nga oficerët që kishin shkuar në apartamentin e saj për ta kontrolluar, tha policia e Hjustonit, sipas BBC. Policia tha se ajo kishte plagë të shumta të shkaktuar nga goditjet me thikë. Po ashtu një burrë u gjet në një dhomë tjetër me të paktën një plagë me thikë dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.

Odunsi kishte një llogari në TikTok, Tamidollars, ku ajo postonte për 30,000 ndjekësit e saj rreth përvojave të saj si britanike që jetonte në SHBA. Në postimin e saj të fundit, të datës 21 prill, ajo përshkroi se si ishte gati të diplomohej brenda dy javësh dhe se kishte rezervuar tashmë një biletë pushimi.

Ndërkohë aktualisht, një mbledhje fondesh online për të riatdhesuar trupin e saj në Mbretërinë e Bashkuar për varrim ka mbledhur më shumë se 44,000 paund (58,000 dollarë). Shkaqet e vrasjes dhe autori i krimit të rëndë ende nuk dihen./E.S

Të fundit

Zhupa i përgjigjet Ramës: E vetmja garë që njeh PS është kush do shkojë i pari në burg

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Saranda lidhur me fituesin e Primareve, drejtuesja politike e qarkut Vlorë Ina...

SHBA/ Gjykata e Apelit pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

Gjykata e Apelit në Uashington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shkallës së parë në rastin që përfshin gazetarët e Zërit të...

Ç’do ndodhë me ishullin e Sazanit? Rama: Është projekt serioz dhe nuk ka lidhje me Trump

Kryeministri Edi Rama e cilësoi tepër serioz projektin për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit, ku është i përfshirë edhe dhëndri...

Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë te spitali i Traumës, Geri Bitri

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, një nga 5 të plagosurit nga përplasja me armë ditën e djeshme në Laç. Fatkeqësisht, 24-vjeçari Geri Bitri...

Aulona Musta e përlotur: Kam kaluar një sëmundje të rëndë

Mes batutave dhe episodeve komike me gazetarë e vegjël “Në Kurthin e Piter Pan”, gazetarja Aulona Musta ndau me publikun pak nga jeta e...

Lajme të tjera

Web TV