Prodhuesit dhe konsumatorët pesimistë, treguesi i besimit në ekonomi ra për muajin prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Treguesi i besimit të biznesit dhe konsumatorit, pësoi rënie në muajin prill. Sipas Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) rënie prej 0.8 pikësh në krahasim me muajin mars.

Vlera e TNE-së qëndron 7.4 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Rënia gjatë muajit prill u përcaktua veçanërisht nga sektori i industrisë, dhe më pak nga treguesi i besimit konsumator. Ndërkohë treguesit e besimit në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë, regjistruan rritje të lehta.

Treguesi i besimit të industrisë ra me 6.7 pikë përqindje në muajin prill, i ndikuar nga vlerësimet e përkeqësuara për kontratat porositëse në vend dhe veçanërisht për ato nga eksportet.

Për rrjedhim, ky tregues thelloi vlerat negative, duke zbritur nën mesataren historike.

Në terma të pritjeve për të ardhmen, bizneseve të këtij sektori presin punësim në rritje dhe çmime në rënie.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 1.3 pikë përqindje në muajin prill, për të dytin muaj me radhë. Ky tregues qëndron rreth 17 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të larta për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit lehtësisht me 0.5 pikë përqindje, në muajin prill. Niveli i këtij treguesi qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë të tij.

Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje. Pritjet e bizneseve për punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë gjithashtu me rritje.

Treguesi i besimit në tregti ka shënuar rritje me rreth 0.8 pikë përqindje. Kjo rritje u ndikua kryesisht nga vlerësime optimiste për punësimin në të ardhmen.

Lexo edhe :  Paga minimale u rrit në të gjitha vendet e Rajonit, në Shqipëri mbetet ende më e ulëta

Niveli aktual i treguesit qëndron rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Gjithashtu, pritjet e tyre për ecurinë e biznesit dhe ato për çmimet në të ardhmen kanë regjistruar rritje këtë muaj.

Treguesi i besimit konsumator ra me 1.3 pikë përqindje në prill. Megjithatë, niveli i tij aktual mbetet mbi mesataren historike me rreth 2 pikë përqindje.

Përkeqësimi u ndikua nga rënia e pothuajse të gjithë balancave përbërëse të treguesit, përkatësisht: pritjeve për situatën e përgjithshme ekonomike, situatën financiare dhe blerjet aktuale në shuma të mëdha. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe punësimin në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për poshtë./MONITOR

Të fundit

Rama e kap keq me partitë e reja: Historia ka treguar se janë problem…

Kryesocialisti Edi Rama, po vijon fushatën elektorale në Lezhë këtë pasdite. Ai nuk i kurseu ironitë edhe për partitë e...

“Krenarë për arritjet e Enkiledës”, Presidenti Begaj uron kampionen tonë të peshëngritjes

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot peshëngritësen e re shqiptare, Enkileda Çarja, për shpalljen kampione e trefishtë për të reja në Kampionatin Botëror...

Rama tallet me Berishën: E mbani mend kur thoshte se po ia kalonim Gjermanisë?

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka folur nga Lezha ditën e sotme lidhur edhe me programin ekonomik të partisë së tij. Rama ka...

Nga grushti i kolegut te zjarri në Kuvend, deputeti Nallbati në qendër të vëmendjes

Bledion Nallbati, deputeti prej 4 vitesh i Partisë Demokratike dhe me vendosjen nga Berisha në listë të sigurt në Korçë pritet të marrë mandatin...

“Pse u dhemb këtyre satira ime?” Rama nga Lezha: E fusin bufin në hije tani…

Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Lezha, në kuadër të fushatës elektorale. Rama ka ironizuar opozitën në lidhje me deklaratat që...

Lajme të tjera

Web TV