Importi rekord i mallrave të akcizës ka shtuar të ardhurat në arkën e shtetit, teksa për tre muajt e parë të vitit kjo shifër ka arritur në 14.6 mln Lekë, me një rritje prej 3.5% krahasuar me vitin e kaluar.
Referuar të dhënave nga Ministria e Financave në kategoritë duhan karburante, birra dhe kafe, fluksi i mallrave nga jashtë është rritur mesatarisht me 23.8%.
Rritjen më të lartë e kanë shënuar kafeja, birra dhe karburanti, ndërkohë që konsumi i cigareve raportohet me rënie drastike.
Për këtë kategori produktesh të importuar, e shpesh të cilësuar si mallra luksi, duket se faktori kryesor i zgjerimit të kërkesës mbeten shifrat në rritje të vizitorëve të huaj në vend, ku vetëm për 3 mujorin e parë të vitit raportohen mbi 1 mln të tillë.
Turoperatorët kanë konfirmuar se presin që në tërësi viti 2025 të jetë një vit i ngjashëm në ecuri si viti 2024 duke referuar këtu të njëjtin ritëm rritjeje e për pasojë kërkesa për mallrat e akcizës do të vijojë të mbetet e lartë./E.S