Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot me sende.

Të ftuarit sollën në program një pjesë të koleksionit të tyre. Për Uvil Zajmin kjo ishte diçka e vështirë, jo për faktin se s’kishte se çfarë të prezantonte, përkundrazi.

Si zotërues i shumë koleksioneve ai ishte në dilemë për të përzgjedhur të duhurin. Më parë në emision ai ka shprehu se është i “çmendur” pas kravatave, por a ua merrte mendja se në shtëpinë e tij ka 845 të tilla?!

Dëshira e tij për të koleksionuara kravata ka nisur shumë herët dhe është pasuruar me kohë. Në fakt ai nuk koleksionon kravata të tijat, por ato të personave të ndryshëm.

Edhe pse shumë krenar për koleksionin e tij të pasur të kravatave, ai thotë se nuk është tërësisht i plotësuar pasi mungojnë kravatat e tre politikanëve të shquar në Shqipëri.

Ai shprehet i vendosur se do të arrijë që të zotërojë një prej kravatave të Edi Ramës, Sali Berishës dhe Fatos Nanos.

Uvil Zajmi: Mund të them shumë shkurt që në koleksionin tim të kravatave bëjnë pjesë 845 copë. Një shifër e jashtëzakonshme, për të mos thënë që para 2 javësh të fundit fare ma solli një gazetar shumë i famshëm italian, më solli një kravatë të tijën të viteve ’74. Kështu, që është ndër vite i filluar ky lloj pasioni, një ndër pasionet e mia. Nuk e kam të lehtë për t’i mbajtur. Sigurisht që në raporte pune, në raporte federate gjithmonë e kam të lidhur një eveniment me kravatën që vendos.

Rudina Magjistari: Pra ti asnjëherë nuk del me të njëjtën kravatë?

Uvil Zajmi: Varet darka, eventi… Duke qenë dhe një djalë piktori, në një farë mënyre më ka lidhur ngjyrat e kravatave me kohën, hapësirën, errësirën dhe dritën. Por, këto janë kravata gjykoj të një vlere pak të veçantë sepse janë të personazheve dhe të personaliteteve sa politikë, sa artistikë, aq edhe sportistë. Kështu që janë të lidhura me ngjarjet.

Rudina Magjistari: Nuk janë kravata të bukura që ti i ke blerë, ose i ke vendosur vetë, i ke vendosur dhe i ke ruajtur. Janë kravata të personave të tjerë të njohur.

Uvil Zajmi: Sigurisht lidhur edhe me ngjarjes se si është marrë. Me skuadrat, klubet, kam pothuajse të të gjitha klubeve. Madje shumë shokë e miq që kam jashtështetit më marrin dhe më thonë Uvil të kemi gjetur një kravatë të kësaj natyre, dhe në Shqipëri normalisht.

Vetëm 3 kravata më mungojnë. Më mungon kravata e kryeministrit Edi Rama, e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe e Fatos Nanos. Do ua marr! Më kanë shpëtuar në një farë mënyre, por për ti pasur më shumë në koleksion./tvklan/E.S

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV