VIDEO/ Aventura dhe turizëm, rreth 75 parashutistë nga Italia mbërrijnë në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aerodromi i Gjirokastrës, certifikuar 2 vite më parë për uljen e avionëve sportiv-turistik vijon të jetë në qendër të aktiviteteve të cilat promovojnë njëherazi edhe vlerat e qytetit të gurtë.

Kjo fundjave solli në Gjirokastër rreth 75 parashutiste, shumica  nga Italia, të cilët veç aventurës që kryejnë dhe shijojnë nga ajri shprehen edhe mjaft të impresionuar mbi atë çfarë ofron Gjirokastra.

Pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë edhe qytetarë të apasionuar ndaj parashutizmit. Egestina Levani, organizatore e këtij eventi u shpreh se pjesëmarrësit janë ndjerë mjaft mirë në qytetin e gurtë, duke nisur nga mikpritja, akomodimi, kulinaria e padyshim pamjes që ofron ky qytet.

Aerodromi i Gjirokastrës nisi funksionin e tij në vitin 1924, me linjën drejt Tiranës e me pas drejt shtetit Italian. Ky aerodrom i cili konsiderohet edhe si trekëndëshi i Butrintit, Gjirokastrës dhe Beratit, që të gjitha pjesë e trashëgimisë botërore Unesco, të kthehet së shpejti ne aeroport civil, gjë e cila do të ndikojë pozitivisht edhe në mireqenien ekonomike të gjithë qarkut jugor./E.T

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV