Vrau bashkëshorten në Shkodër, turisti amerikan: Më shau

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën të premten. Klan News ka zbardhë dëshminë e 57-vjeçarit amerikan Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Gjyhadol të Shkodrës. Para hetuesve, Saporito është shfaqur i penduar për krimin, ndërsa sipas tij vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin.

Shkak për zënkën ai u tha hetuesve janë bërë sharjet dhe ofendimet që 54-vjeçarja ka nisur të bëjë ndaj tij. Brendon Saporito ka deklaruar se zënkat i kanë pasur shumë të shpeshta kohët e fundit, pa një arsye të qartë. Pasi ka kryer vrasjen, në gjendje të rëndë psikologjike, Saporito preu damarët, i penduar menjëherë për çfarë kishte bërë.

Çifti amerikan kishte 1 ditë që ndodhej në Shkodër, ku po qëndronin në një banesë të marrë me qira. Pikërisht pronari i banesës ishte ai që zbuloi krimin e rëndë, e më pas lajmëroi policinë. Përpara hetuesve ai pohoi se gjatë gjithë natës çifti i turistëve kishin debatuar, aq sa ai i kishte tërhequr vëmendjen disa herë, për shkak të zhurmës së krijuar.

58-vjeçari amerikan është vënë në pranga nga ana e policisë së Shkodrës, ndërkohë që është duke marrë ende ndihmën mjekësore në spital.

Trupi i viktimës është sjellë në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe më pas do t’u dorëzohet familjarëve. Burime bëjnë me dije se edhe në vendin e ngjarjes gjatë të premtes ka patur përfaqësues së Ambasadës Amerikane në Tiranë./E.S

Të fundit

Horoskopi i ditës së diel, 4 maj 2025.

Dashi (21 mars – 20 prill) Kjo e diel është një ftesë për të ndalur ritmin dhe për të dëgjuar...

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot me sende. Të ftuarit sollën në...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Lajme të tjera

Web TV