Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA, shtrohet në spital në Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd më 3 maj, raportojnë mediat në Beograd.

Paraprakisht, Vuçiç ishte sëmurë gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte kontrolluar nga mjekët dhe pas kontrollit kishte vendosur të kthehej në Serbi, sipas transmetuesit publik serb, RTS.

Vuçiç gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani.

Ai ishte paraparë që të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA.

I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiçit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur.

Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb.

Sipas agjencisë Tanjug, Vuçiq u sëmurë teksa po përgatitej për takimet me kongresistë amerikanë.

Zyra e Presidencës serbe nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë e Lirë për koment, por RTS-ja ka raportuar se në ditët në vijim publiku do të informohet me detaje lidhur me shëndetin e Vuçiçit.

Vizita e Vuçiçit në SHBA u zhvillua disa ditë para se ai të marrë pjesë në Ditën e Fitores në Moskë më 9 maj. Kjo vizitë e tij në Rusi është kritikuar nga Bashkimi Evropian.

Serbia, që ka raporte të mira me Rusinë, deri më tani nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Bashkimi Evropian disa herë i ka bërë thirrje Serbisë, shtet që synon të antarësohet në bllok, që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Brukselit/rel.E.S

Të fundit

Nga qelitë në kuti/ 3 mijë të burgosur pjesë e zgjedhjeve të 11 majit

Një pjesë të dënuar e të tjerët në pritje të një vendimi nga gjykata, nga 20 burgjet e vendit...

Trump: Rusia duhet të tërhiqet nga e gjithë Ukraina. Nëse nuk e kanë seriozisht…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lënë të hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, por ka...

Shumica të painteresuar për politikën/ Mbi 114 mijë të rinj votojnë për herë të parë

Në zgjedhjet e 11 majit do të votojnë për herë të parë 114 642 të rinj. Nëse votuesit e rinj do të merrnin pjesë...

“Evropa duhet të zgjohet”, paralajmërimi i NATO-s: Hapësira është fronti i ri i luftës

“Elon Musk dhe vendet rivale si Kina dhe Rusia do të dominojnë hapësirën, nëse vendet evropiane nuk ndërmarrin veprime serioze”, ka paralajmëruar një komandant...

Kiara Tito u përgjigjet kritikëve për fustanin në ditëlindjen e Lunës

Pas një vale komentesh në rrjet, ku përdorues të shumtë shprehën kritikat e tyre për zgjedhjen e fustanit që Kiara Tito veshi në ditëlindjen...

Lajme të tjera

Web TV