Kroaci, makina përplaset me autobusin! Raportohen 2 të vdekur dhe 31 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar mëngjesin e së dielës në një aksident trafiku në autostradën Zagreb-Beograd, mes Popovaçës dhe Krizhit, ku u përplasën një makinë dhe një autobus, të dy me targa të Bosnjë e Hercegovinës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kroacisë, 29 nga të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në spitale në Zagreb, Sisak dhe Pakrac.

Sipas Radio Televizionit Kroat (HRT), automjeti u përplas fillimisht me një dre, çka bëri që makina të ndalonte në rrugë. Shoferi doli nga mjeti dhe tentoi t’u sinjalizonte automjeteve të tjera që të ngadalësonin, por autobusi që po vinte nga pas nuk arriti ta shihte në kohë dhe u përplas me makinën. Si pasojë, makina theu gardhin mbrojtës dhe doli në korsinë e kundërt, ndërsa autobusi u përmbys.

Ministria kroate e Shëndetësisë njoftoi se në vendin e ngjarjes dolën menjëherë të gjitha shërbimet emergjente, përfshirë nëntë ekipe të ndihmës së shpejtë.

“Shprehim ngushëllime për familjet e viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë kroate të Shëndetësisë.

Pas përfundimit të hetimeve në vendngjarje, autostrada A3 Bregana-Lipovac është rihapur në të dy drejtimet, njoftoi Klubi Autombilistik i Kroacisë (HAK). Ndërkohë, është raportuar se pas aksidentit është krijuar një kolonë e gjatë e automjeteve të nisura drejt Breganës, dhe kolona ka arritur në rreth 22 kilometra. m.p.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV