Aulona Musta e përlotur: Kam kaluar një sëmundje të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes batutave dhe episodeve komike me gazetarë e vegjël “Në Kurthin e Piter Pan”, gazetarja Aulona Musta ndau me publikun pak nga jeta e saj. Të gjithë kemi një lidhje shumë të fortë me gjyshërit, por ajo raportin e ngushtë me gjyshen e saj të ndjerë, e lidh me një periudhë shumë të vështirë të jetës së saj.

Me sytë e përlotur, tregon që në fëmijëri ka kaluar një sëmundje shumë të rëndë dhe ka qëndruar më shumë se një muaj në spital. Në këtë kohë të vështirë për të ka qenë pikërisht gjyshja ajo që i shkonte çdo mbrëmje tek spitali, i qëndronte tek koka e krevatit dhe i dha dashurinë e kurajën që t’ia dilte mbanë.

“Kur kam qenë e vogël kam kaluar një sëmundje të rëndë, goxha të rëndë, ku mjekët i kanë thënë mamit tim që është mrekulli që Aulona është në jetë dhe për një muaj, një muaj e pak kam ndenjur në spital. Çdo darkë nëna vinte atje që rrinte me mua që të mos isha vetëm. Sot e kësaj dite kam atë imazhin e saj që e shikoja kur isha e shtrirë dhe ajo futej tek dera dhe sot ajo që nuk jeton më, u bënë shumë vite, ia ndiej mungesën në mënyrë të jashtëzakonshme. Kam fatin e madh që kam ende në jetë nënën tjetër, gjyshen nga ana e babit të cilën e dua dhe e përshëndes shumë. Ajo ka jetuar larg, ka qenë në Vlorë prandaj nuk kemi qenë gjatë gjithë kohës. Por, dua t’u them fëmijëve që jeni me fat që keni gjyshërit në jetën tuaj dhe është dhurata më e bukur”, u shpreh gazetarja./E.Ç

Të fundit

Lady Gaga thyen rekorde: Mbi 2 milion njerëz ndjekin live koncertin e saj në Rio

Më shumë se dy milionë njerëz morën pjesë në një koncert falas të Lady Gaga-s në plazhin Copacabana në...

Vladimir Putin paralajmëron Ukrainën: Nëse na sulmoni sërish, Kievi nuk do ekzistojë më

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka njoftuar një paralajmërim të ashpër ndaj Ukrainës. Në njoftimin e tij, Medvedev ka thënë se...

Marrëveshja me Italinë për pensionet zbatohet nga qershori, si do të kryhet përllogaritja

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe nis nga zbatimi në muajin...

Berisha në Tropojë: Nuk po vdes njeri për bukë, por po flasim të jetojmë me dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë takimin përmbyllës elektoral në Tropojë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e...

Arrestohet 50-vjeçarja për mashtrim me pronën, i mori 36 mijë euro një qytetari

Një rast mashtrimi me pretendimin për blerjen e një prone është zbuluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në...

Lajme të tjera

Web TV