Gara për titull në Serie A, Napoli ruan diferencën duke mbetur më afër trofeut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gara për titull në kampionatin Italian vijon të jetë emocionuese, me Napolin që është vetëm 3 përballje larg fitimit të trofeut, ndërsa po ruan diferencën me zikaltrit e vendit të dytë.

Të shtunën të dyja skuadrat arritën të marrin fitore me rezultat minimal, aq sa vlen për marrjen e 3 pikëve. E para ishte skuadra e Antonio Contes e cila likujdoi Lecce-n në transfertë, me përballjen që u mbyll në shifrat 0-1.

Goli u shënua nga Raspadori në minutën e 24, por më herët napoletanëve iu anullua një gol me autor belgun Lukaku. Kaq mjaftoi dhe Napoli mori 3 pikë të cilat janë shumë të vlefshme në këtë pikë të garës, pasi mbeten dhe 3 sfida deri në përfundim.

Në mbrëmje Interi bëri detyrën, ndërsa lojtari që vulosi takimin ishte Kristjan Asllani që realizoi me penallti. Mesfushori shqiptar shënoi në minutën e 9-të, ndërsa trajneri Simone Inzaghi provoi rotacionin për faktin se në mesjavë luan duelin deciziv në Champions përballë Barcelonës. Napoli numëron 77 pikë në krye të klasifikimit, i ndjekur nga Interi me 74, teksa të dyja nuk rrezikohen nga skuadrat e tjera. m.p.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV