Izraeli po shkel ligjet e luftës?/ Bllokadë totale e ndihmave humanitare në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konventat e Katërt të Gjenevës të vitit 1949 formojnë bazën e asaj që njihet si e drejta ndërkombëtare humanitare (DNH) ose ligjet e luftës. Ndër të tjera, ato përfshijnë detyrimet që fuqitë pushtuese kanë ndaj civilëve që jetojnë në territorin e pushtuar.

Në rastin e Gazës, territori palestinez konsiderohet i pushtuar dhe Izraeli është fuqia pushtuese.

Neni 55 i Konventës së Katërt të Gjenevës thotë se “Fuqia Pushtuese ka detyrën të sigurojë furnizimet ushqimore dhe mjekësore të popullsisë; në veçanti, ajo duhet të sjellë ushqimet, furnizimet mjekësore dhe artikuj të tjerë të nevojshëm nëse burimet e territorit të pushtuar janë të pamjaftueshme”.

Neni 59 përcakton gjithashtu se nëse popullsia e një territori të pushtuar nuk ka furnizime të mjaftueshme, fuqia pushtuese “do të bjerë dakord për skema ndihme në emër të popullsisë së lartpërmendur dhe do t’i lehtësojë ato me të gjitha mjetet që ka në dispozicion”.

Ky nen vijon se këto skema mund të organizohen nga shtetet ose grupet humanitare dhe do të konsistojnë, në veçanti, në sigurimin e dërgesave të ushqimeve, furnizimeve mjekësore dhe veshmbathjeve.

“Të gjitha Palët Kontraktuese do të lejojnë kalimin e lirë të këtyre dërgesave dhe do të garantojnë mbrojtjen e tyre”, thuhet në të./E.S

Të fundit

Alarmi për votën e diasporës në Greqi, Rama: Mbushni zarfet me numrin 5 dhe nisini këtej!

Kreu i Partisë Socialiste ka folur në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 Majit sot nga Pogradeci për votën...

Denoncimi nga PS në Lezhë, reagon Gjin Gjoni: Nuk kërcënuam, mbrojtëm votën

Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga kryesocialisti dhe kandidati...

Deshifrohen shkrimet 3,300-vjeçare të gdhendura në obeliskun egjiptian

Shkrimet e gdhendura në obeliskun egjiptian në Place de la Concorde janë deshifruar nga arkeologët në Paris. Sipas informacioneve, shkrimet një "propagandë" që lavdëron Faraonin Ramses II. Obelisku...

Del videoja e përplasjes, PS akuzon PD në Lezhë për ndjekje dhe kërcënim me armë

Zbardhen pamjet e ngjarjes së ndodhur në mesnatën e djeshme në Dajç të Lezhës, ku makina e babait të kandidates për deputete të PS-së...

Më shumë se 15 mijë njerëz dorëhiqen nga qeveria amerikane pas ofertës së Trump

Të paktën 15,000 punonjës të USDA (Departamenti i Bujqësisë i SHBA-së) kanë pranuar një ofertë nga administrata e Donald Trump për të lënë punën...

Lajme të tjera

Web TV