Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të tjerat edhe për reformën në drejtësi.
I pyetur se çfarë do ndodh pas 11 majit me reformën në drejtësi, kryeministri Rama u përgjigj se reforma në drejtësi nuk do preket, por do të përmirësohet në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.
“57% e detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë. 57% e detyrave të atij procesi që bëjmë ne në Bruksel, lidhen më këtë gjë. Nuk do ndryshohet drejtësia. Drejtësia nuk do të preket. Arkitektura është ngritur dhe ajo nuk preket. Ama duhet të fuqizohet, duhet përmirësuar, sipas standardeve të Bashkimit Europian.
Janë të gjitha të shkruara, hapini librat e negociatave. Drejtësia e re është bebeja e Partisë Socialiste, Drejtësia e re është pjellë e drejtpërdrejtë e Partisë socialiste dhe për mirërritjen dhe qëndrueshmërinë e asaj bebeje ne jemi të vetmit që jemi interesuar. Edhe një pjesë e atyre burrave që do shkojnë në kënetë e duan drejtësinë”,-tha kryeministri Rama. m.p.