Vetëm muajin e shkuar, u raportua se Luana Vjollva kishte nisur nje lidhje te re dashurie me biznesmenin, Drilon Xhepa. Detajet që kanë ndezur thashethemet janë disa story të publikuara nga të dy në rrjetet sociale, që duket se janë realizuar në të njëjtin vend — madje pranë të njëjtit pallat afër Kullës Eiffel.
Në rrethet sociale të Tiranës, Driloni njihet si një i ri pasanik, që vjen nga një familje sipërmarrësish. Në rrjetet sociale ai ka ruajtur një profil të ulët, duke preferuar që të jetojë larg famës.
Por duket se diçka ka ndodhur mes këtij çifti, pasi aktualisht nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke ngritur dyshimet se gjithçka ka përfunduar.
Nuk dihet nëse çifti ka zgjedhur që mos të ndiqen vetë, për të mos krijuar zhurmë mediatike apo mes tyre përfundoi gjithçka brenda pak kohësh./E.Ç