“Mos m’u bëj si Fevziu, lëre telefonin!” Rama i tërheq vërejtje Jonida Shehut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në studion e “Review” në Euronews Albania.

Përpos fushatës elektorale, Rama është ndalur edhe të arritjet e qeverisë së tij përgjatë këtyre viteve, por edhe te kritikat e opozitarëve duke lënë të kuptohet se janë “fluska sapuni” pasi e vërteta është krejt ndryshe nga çfarë thonë kundërshtarët.

Ndërkohë gjatë bisedës, teksa Rama ishte duke folur me shifra, drejtuesja e këtij emisioni, Jonida Shehu po kontrollonte në telefonin e saj, gjë e cila i tërhoqi vëmendjen kryeministrit i cili e kritikoi duke e krahasuar më tej me drejtuesin e emisionin “Opinion”, Blendi Fevziun.

Pjesë nga biseda e Ramës në studio:

Rama: Shqiptarët i ndjejnë, i perceptojnë dhe shohin jetën e përditshme. Ti nuk mund ti thuash s’ke ujë, kur shumica kanë ujë. Pastaj nuk mund t’i thuash nuk ka drita, se shumica dërrmuese e dinë shumë mirë që ne i kemi dritat

Jonida Shehu: Arritje e madhe është uji dhe dritat në 2025…

Edi Rama: Po të shpjegoj shqiptarët se më bërë pse shqiptarët janë, e lë të kuptohet, kanë të ulët e kanë nivelin e durimit. Pse janë të duruar?

Jonida Shehu: Kam parasysh një grua, nuk e kam marrë legalizimin, aman kam durim, do pres dhe do votoj PS se jam socialiste.

Rama: Një minutë. Të jesh socialist është të kesh sensin e gjërave të kuptosh sensin. Pensionistët pse votojnë? Këta i bëjnë budallenj, komunistë matufë. Ajo grua më dëgjon mua me shumë vëmendje se ka hallin e legalizimit dhe ajo më dëgjon mua dhe kur bën verifikimin shikon dhe thotë po më vjen e mua radha se u bënë 270 mijë. Nuk është e kënaqur që nuk i është bërë legalizimi. Tani mos m’u bëni si Fevziu që të gjithë shikoni telefonin. Fokusohu këtu.

Lexo edhe :  Sot konkursi për degën Mjekësi e Përgjithshme, zbardhen detajet

Jonida Shehu: Kam të gjithë vëmendjen këtu. Por po shikoja disa shifra, unë po bëj punën time e qetë.

Rama: Po lëri shifrat. m.p.

Të fundit

U kap me kokainë në makinë, Marina Fara: E mbaja për përdorim personal!

Marina Fara, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi...

Bajrami prezantohet te “djajtë e kuq” në Angli

Nis një aventurë e re për Geraldo Bajramin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares U21, ka gjetur një skuadër të re për t’u aktivizuar në futbollin anglez,...

“Fëmija im nuk e di se çfarë shije kanë frutat”, banorët e Gazës në zi buke

Banorët e Rripit të Gazës kanë përshkruar efektet e urisë së rëndë në trupat e tyre, pasi raportit të mbështetur nga OKB-ja që konfirmoi...

GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimmarrjen e 13 gushtit, përmes të cilit i rrëzoi kërkesën për lirim nga burgu ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta....

Hekuran Murati nuk bind partitë, dështon në votim

Hekuran Murati ishte kandidati i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Seanca e së premtes u...

Lajme të tjera

Web TV