Pse nuk del në debat me Berishën? Rama: S’më ka lënë të vdekur pa më pështyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama ka komentuar për herë të parë ftesën për debat që Sali Berisha i ka bërë disa herë gjatë kësaj fushate elektorale.

I pyetur pse e refuzon përballjen me kreun e PD, Rama tha se ai nuk i përmbush kushtet dhe shton më tej se Berisha nuk ka lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë së tij pa e pështyrë e pa shkelur me këmbë.

“Nuk i përmbush kushtet për të pasur fatin e një debati me mua, një individ katran me bojë, i cili nuk ka lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë sime, pa pështyrë e pa shkelur me këmbë”.

E njëjta pyetje iu bë edhe për 10 kandidatët e tjerë në garën për kryeministër, disa prej të cilëve, si për shembull Adriatik Lapaj e Lulzim Basha e kanë ftuar në debat.
Basha: S’bashkëpunoj me Ramën e Berishën! Vota për PD nxjerr Metën nga burgu
“Nuk i njoh si kundërshtarë në kuptimin… Ata tani janë por, me Lulin unë më shumë se sa të komunikoj me video “selfie”, nuk besoj se mund të bëj”, u përgjigj Rama në “Off the Record” në A2 CNN./E.S

Të fundit

Rama në Euronews: Shqiptarët janë ndër popujt më të paduruar, vazhdon mallkimi…

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania, ku tha se shqiptarët për...

Fushata e 10-të për Ramën, kryeministri tregon pse kjo është ndryshe nga më parë

Ndërkohë që jemi 7 ditë para zgjedhjeve, Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur...

Fier, pikat e grumbullimit “zhduken” papritur. Specat mund të shkojnë nën kosto

Luan dhe Klementina Jajaj, janë një cift bashkëshortët nga fshati Zharrez në Fier, që prej 8 vitesh merren me kultivimin e perimeve në sera. Tre...

VIDEO: Kandidati i Berishës shoqërohet në polici, kundërshtoi efektivët

Vetëm një javë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidati i Sali Berishës në qarkun e Fierit, Fatjon Semanjaku, është shoqëruar në Komisariatin e...

1-0 në “Elbasan Arena”, Tirana mund Pogradecin dhe qëndron në Superiore

Tirana pas fitores së arritur sonte në Elbasan Arena ka siguruar qëndrimin në Superiore pasi ka mundur në play-out Pogradecin me rezultatin minimal 1-0...

Lajme të tjera

Web TV