Shkoi të blinte peshk për darkë/ Shqiptari humb jetën në një aksident fatal në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e kaluar ku si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një shqiptar. Viktima e indentifikuar si Artur Çela, ndodhej vetëm rreth 100 metra larg shtëpisë së tij pasi kishte shkuar të blinte peshk për darkë. I ndjeri ishte i njohur për mirësjelljen dhe përkushtimin e tij ndaj punës dhe në shtqpi po e priste gruaja e tij Suzana dhe dy fëmijët, Eni dhe Martina.

Ai ndodhej vetëm njëqind metra larg shtëpisë kur motoçikleta e tij u përplas me një Fiat 500 që po dilte nga një rrugë anësore për të hyrë në Via Claudia. Dinamika dhe shkqet e këtij aksidenti fatal po shqyrtohet nga Karabinierët e Portogruaro-s, të cilët po rindërtojnë incidentin përmes anketave teknike dhe dëshmive.

Përplasja ishte tepër e rëndë pasi motoçikleta u shkatërrua, dhe i ndjeri u hodh në asfalt duke goditur me forcë disa shtylla hekuri që kufizonin kalimin e biçikletave dhe këmbësorëve. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë, së bashku me zjarrfikësit dhe policinë por kaska kishte fluturuar dhe trupi ishte pa jetë në mes të rrugës.

Por, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të tij, nuk kishte asgjë më shumë që mund të bëhej për viktimën. Disa minuta më vonë, tragjedia pati një tjetër moment prekës ku gruaja dhe fëmijët mbërritën në vendngjarje dhe u bënë të vetëdijshëm për atë që kishte ndodhur. Një skenë dëshpërimi që i preku thellë të pranishmit.

Artur Çela ishte një njeri i respektuar, shumë i pëlqyer nga kolegët dhe miqtë. Ai punonte si shofer për kompaninë e ndërtimit Zoppelletto në Concordia dhe njihej për seriozitetin dhe pasionin e tij të madh. Me origjinë nga Durrësi, ai kishte jetuar në Itali për shumë vite dhe në vitin 1994 u martua me Suzanën, me të cilën kishte ndërtuar një jetë familjare të dashur.

Lexo edhe :  Ndërtimi i gjimnazit ‘Sulejman Elezi’ në Laknas/ Në shtator do të mirëpresë 600 nxënës

Shumë mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur për familjen. Ndër këto është edhe ajo e kryetarit të bashkisë së Portogruaro-s, Luigi Toffolo: Ngushëllimet e mia personale dhe një përqafim i madh nga unë dhe e gjithë administrata bashkiake për të gjithë ju.

Fjalë që pasqyrojnë ndjenjat e një komuniteti të tërë, i cili është mbledhur rreth familjes së viktimës. Trupi u transferua në varrezat e Portogruaros me urdhër të autoriteteve gjyqësore. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të përcaktuar se kush është përgjegjës për aksidentin dhe për të kuptuar saktësisht se çfarë e shkaktoi një tragjedi të tillë./E.S

Të fundit

Klauzola vlen 15 ditë: ylli i Barcelonës “del në shitje” me kosto 65 mln euro

Nga data 1 korrik deri më 15 korrik, mbrojtësi Araujo mund të largohet nga Barcelona për "vetëm" 65 mln...

“Le të bëjmë historinë!” Cristiano Ronaldo konfirmon të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare me klubin Al Nassr, duke konfirmuar qëndrimin e tij në Saudi Pro League deri në...

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e turizmi, ndërsa bujqësia dhe industria...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

Lajme të tjera

Web TV