Vodhi në një dyqan dhe tentoi të përdhunonte shitësen, arrestohet 48-vjeçari!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohet 48-vjeçari Jorgo Kumaraku, i cili vodhi me dhunë një shumë parash në një dyqan në Sarandë si edhe tentoi që të përdhunonte shitësen. Sipas policisë, ndalimi i tij është bërë në Durrës.

Ngjarja ndodhi me datë 2 Maj në një dyqan në lagjen nr.2 në Sarandë, ku nën kërcënimin e thikës, 48-vjeçari, me precedentë penalë, ka vjedhur shumën prej 60 mijë lekësh të reja nga shitësja 26-vjeçare, e cila si pasojë ka marrë dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.

Policia e identifikoi autorin përmes pamjeve të një kamere rruge, pamja e të cilit iu tregua për konfirmim edhe shitëses. 48-vjeçari, me origjinë nga fshati Livadhja i Sarandës, njihet si përdorues i lëndëve narkotike si dhe rezulton disa herë i dënuar për vjedhje në Shqipëri.
Edhe në Greqi është dënuar për trafik narkotikësh.

“Ky shtetas dyshohet se më datë 02.05.2025, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë shumën prej 60000 lekësh të reja nga shitësja 26-vjeçare, e cila si pasojë ka marrë dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë ngjarje, dhe pas shpalljes në kërkim të autorit të dyshuar, Policia e Sarandës, falë shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në qytetin e Durrësit.”, njofton policia./E.S

Të fundit

Zgjedhjet erdhën! Altin Dumani, takim të nivelit të lartë me drejtuesin e KQZ

Në mjediset e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u zhvillua sot një takim i nivelit të lartë mes Komisionerit...

Përkthyesja shqiptare kapet mat, 8 mijë paundë për të nxjerrë nga kampi një shqiptar

Një investigim i thelluar nga gazeta britanike Daily Mail ka zbuluar një skemë fitimprurëse mashtrimi, në të cilën janë të përfshirë përkthyes zyrtarë të...

Sabotim në Spanjë, vidhen kabllot e hekurudhave! 10 mijë pasagjerë me vonesa

Rrjeti hekurudhor i Spanjës u përball me ndërprerje të mëdha gjatë fundjavës festive, pas një akti të dyshuar sabotimi në linjën me shpejtësi të...

80 mijë vende të lira , Greqia në krizë për punëtorë në turizëm

Përballë një vale rekord turistësh këtë verë, Greqia po përjeton një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore në sektorin e turizmit dhe mikpritjes. Restorantet,...

A do të bëjë këngë me Gjestin? Ja si u përgjigj Egli

Në një mbrëmje të mbushur me humor dhe spontaneitet, Egli Tako u shfaq në emisionin e njohur humoristik "Portokalli", duke sjellë të qeshura të...

Lajme të tjera

Web TV