Cigaret elektronike i kthejnë mushkritë në ‘kokoshka’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po, cigaret elektronike janë toksike.

Një adoleshent në SHBA zhvilloi një sëmundje të quajtur “popcorn lung” (mushkritë kokoshka) pasi kishte përdorur fshehurazi cigaret elektronike për tre vite — një sëmundje e përhershme dhe që të ndryshon jetën.

Emri mjekësor është bronchiolitis obliterans, një gjendje që lë pasoja në rrugët më të vogla të frymëmarrjes në mushkëri, duke shkaktuar kollë kronike, fishkëllimë në frymëmarrje, lodhje dhe mungesë ajri. Fillimisht lidhej me ekspozimin ndaj diacetyl-it në fabrikat e kokoshkëve, por sot shqetësimi kryesor është për përzierjen e kimikateve që gjenden në avujt e cigareve elektronike.

Shumë aromëzues që janë të sigurt për t’u konsumuar, bëhen të dëmshëm kur nxehen dhe thithen — duke dëmtuar direkt indin e mushkërive dhe hyrë në gjak pa asnjë filtër mbrojtës.

Cigaret elektronike janë bërë veçanërisht tërheqëse për adoleshentët, për shkak të shijeve të ëmbla dhe frutore, duke krijuar një rrezik serioz për shëndetin. Më shumë se 180 substanca aromatizuese përdoren në lëngjet e cigareve elektronike dhe ngrohja e tyre mund të prodhojë përbërës të panjohur e toksikë.

Edhe pse diacetyl është hequr nga disa produkte, zëvendësuesit si acetoin mund të jenë po aq të rrezikshëm. Kimikatet e thithura kalojnë drejtpërdrejt në mushkëri e më pas në organet e tjera, duke anashkaluar sistemin tretës dhe mëlçinë — dhe kjo ndodh në pak sekonda.

Ky ekspozim i drejtpërdrejtë është lidhur edhe me dëmtime të tjera serioze të mushkërive, siç ndodhi gjatë krizës së Evali në vitin 2019.

Studimet tregojnë se të rinjtë që përdorin cigare elektronike raportojnë më shumë probleme me frymëmarrjen, madje edhe krahasuar me duhanpirësit. Ekspertët paralajmërojnë se, pa rregullore më të forta, etiketime të qarta, testim më të mirë të përbërësve dhe edukim publik, raste si ky i adoleshentit mund të bëhen të zakonshme.Cigaret elektronike mund të duken të padëmshme, por thithja e këtyre përzierjeve kimike mund të shkaktojë dëme të përhershme dhe të rrezikshme për jetën – një realitet që kërkon vëmendje urgjente./E.Ç

Të fundit

“Kosova mori 353 vota pro!” Monada Mehmetaj jep lajmin e mirë nga Parlamenti Europian

Gazetarja e "Fjala.al", Monada Mehmetaj, jep lajmin e mirë si e dërguara e redaksisë sonë në Parlamenti Europian: Kosova...

“Të të vijë turp që nuk i do vjehrrit!”, Nicola Peltz sulmohet keq nga ndjekësit

Nicola Peltz është pyetur “pse i urren vjehrrit” pasi nuk mori pjesë në 50-vjetorin e David Beckham gjatë fundjavës. Aktorja, 30 vjeçe, dhe bashkëshorti...

Kandidati me kokainë në xhep, reagon “Shqipëria Bëhet”: Një dozë ishte, jo tonelata

Ferdinand Dervishi, gazetar i njohur dhe njëherësh kandidat i “Nismës Shqipëria Bëhet” në këto zgjedhje, ka reaguar pas lajmit se kandidati i Sarandës Ergys...

Konflikti për pronat në Has, vritet me armë 41-vjeçari! Policia arreston të dyshuarin

Vritet me armë për konflikte pronësie dhe hakmarrje një 41-vjeçar në Has. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla. Policia tha se ngjarja...

Gent Sejko: BSH kufizon kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi

Banka e Shqipërisë ka kufizuar kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Kjo u bë me dije nga Guvernatori i Bankës...

Lajme të tjera

Web TV