Deputeti i Bundestagut Gjerman:Jorida Tabaku njeriu kyç i marrëdhënieve Gjermani–Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, një zë i respektuar në politikën e jashtme të CDU-së dhe një prej aleatëve më të qëndrueshëm të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, ka dhënë një mesazh të fortë mbështetjeje për Jorida Tabakun në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

“Përshëndetjet e mia më të përzemërta shkojnë nga Berlini për Jorida Tabakun. Ajo është një mikeshë shumë e mirë dhe një pikë kyçe në marrëdhëniet gjermano-shqiptare”, tha Abraham, duke theksuar vlerësimin e tij për rolin politik të Tabakut.

Deputeti gjerman, i njohur për angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e lidhjeve të Gjermanisë me vendet e Ballkanit, veçanërisht me Shqipërinë dhe Kosovën, vlerësoi Tabakun si një urë të qëndrueshme bashkëpunimi. “Ajo ka qenë gjithmonë njeriu kyç i marrëdhënieve tona dhe prania e saj në Kuvend është e domosdoshme për të ardhmen e mirë të marrëdhënieve tona,” u shpreh ai.

Në fund të mesazhit të tij, Abraham i dha një mbështetje të qartë politike kandidaturës së Tabakut: “I uroj suksesin më të mundshëm në zgjedhje. Po të presim këtu në Berlin.”

Deklarata e Knut Abraham është një tjetër sinjal i qartë i mbështetjes që Jorida Tabaku gëzon në qarqet më të rëndësishme të politikës europiane, veçanërisht në Bundestag, ku marrëdhëniet me Shqipërinë janë trajtuar me seriozitet dhe partneritet strategjik./e.t

Të fundit

11 maji, Martin Leka: PS merr 20 mandate në Tiranë, Veliaj nuk ka asnjë ndikim

Gazetari Martin Leka, duke komentuar rezultatin e sondazhit të ABC News, i kryer në bashkëpunim me Angi Ricerche, u...

Çfarë i ndodhi?/ Dhurata Çupi ndërpret fushatën elektorale 3 ditë para mbylljes

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila kërkon një tjetër mandat për të përfaqësuar qytetarët e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë, ka ndërprerë...

Tarifat e Trump do të ulin prodhimin global me mbi 1.5 milion automjete

Tarifat e presidentit Donald Trump jo vetëm që po rrisin çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm dhe makinave, por ato pritet gjithashtu të...

Gati dokumenti, BE do akuzojë formalisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike

Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përgatitur një rregullore të re për sanksionet, përmes së cilës do ta akuzojë për herë të parë formalisht...

Zgjedhjet e 11 majit, vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në masa të rrepta sigurie

Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qarqet e Shqipërisë nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ). Shpërndarja ka nisur që prej ditës së sotme teksa...

Lajme të tjera

Web TV