Barcelona i bën presion Interit para ndeshjes, i kërkon mbrojtësin që fluturon në fushë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hansi Flick dhe drejtori sportiv Deco thuhet se po kërkojnë të forcojnë skuadrën e Barcelonës me një mbrojtës të ri të djathtë.

Sipas gazetës katalanase Sport, të dy u impresionuan nga performanca e Denzel Dumfries në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Flick beson se një lojtar i ngjashëm me Dumfries, i shpejtë, i fortë dhe sulmues, mund t’i shtojë mundësitë sulmuese të Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Pozicioni i mbrojtësit të djathtë është tani prioritet për klubin, megjithëse çdo ndryshim në skuadër do të jetë minimal, shkaku i financave.

Flick dhe Deco bien dakord se skuadra tashmë ka thellësi në shumicën e fushave, kështu që çdo nënshkrim i ri duhet të rrisë cilësinë e përgjithshme. m.p.

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV