Berisha mbyll fushatën e Durrësit: Nuk do gjeni as vrimë miu! Kush prek votën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi takimin përmbyllës me qytetarët e Durrësit. Berisha tha se është i bindur për fitoren e opozitës dhe paralajmëroi ndëshkim të ashpër për çdo tentativë për të manipuluar votën.

Kryedemokrati akuzoi qeverinë dhe kandidatët e saj se përfaqësojnë krimin dhe korrupsionin dhe tha se qytetarët e Durrësit do t’u japin atyre përgjigjen që meritojnë në kutitë e votimit.

“Të dashur miq, ne jemi krenarë me këta zotërinj dhe këto zonja, se para së gjithash dhe mbi të gjitha, këta janë një grup qytetarësh midis jush, që u përfaqësojnë ju, përfaqësojnë moralin tuaj, vlerat tuaja, interesat tuaja, virtytet tuaja,”- tha Berisha.

Ai bëri një ndarje të prerë mes këtyre kandidatëve dhe atyre të mbështetur nga mazhoranca, të cilët i etiketoi si të lidhur me grupe kriminale dhe “terroristë elektoralë”.

“Këto zonja dhe zotërinj dallojnë si nata me ditën, si e vërteta me gënjeshtrën, me kandidatët e Sakos, me kandidatët e Pojës, me kandidatët e Hajrit, me kandidatët e terroristëve elektoralë, të cilët do marrin ndëshkimin më të merituar pas datës 11 maj. Miq, këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet, ndajnë njerëzit e virtytshëm nga ata të cilët komandohen nga bandat dhe krimi dhe besojnë se mund t’i imponojnë Durrësit vullnetin e tyre,” -tha Berisha.

Berisha tha se për të gjithë ata që do të tentojnë të prekin votën, ‘vrimë miu nuk do të gjejnë.’

“Ja ku po e deklaroj para jush, vrimë miu nuk do gjejnë. Kudo që të jenë, do i kapim, me Sakon, me Gjushin, me kandidatët e tyre. Për ta nuk ka vend në parlament. Për ta ka vend në koshin e plehrave të historisë.”-tha Berisha. m.p.

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV