Berisha nga Berati: Votoni PD! Kjo qeveri shpopulloi vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga takimi përmbyllës i fushatës elektorale për ”PD-ASHM” në Berat, kreu i PD Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë se në këto vite qeverisje ka shpopulluar vendin.

Ai ftoi qytetarët që në 11 maj të votojnë për PD.

“Më 11 maj, qytetarët e Beratit të Shqipërisë ftohen në vendimin e tyre historik dhe më të rëndësishëm për tu ndarë me një të keqe të madhe që në mënyrën më të pamerituar i varfëroi ata për 12 vite më radhë dhe në mënyrën më të pamerituar la shkolla pa nxënës dhe shtëpi pa fëmijë, të moshuarit në vetmi.

Sot ne kemi lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit, ne prej kaq vitesh kemi më shumë vdekje sesa lindje. Dje isha në mat dhe është një rreth me pasuri të mëdha dhe në një vit kishte pasur 13 lindje. Është kudo një boshatisje dhe një zbrazje dhe ndaj 11 maj është një ditë për cdo qytetarë’, tha ai.

Berisha u ndal edhe tek arsimi, ku tha se të diplomuarit pas mbarimit të arsmit do të punësohen brenda një vit.

“Çdo universitet publik apo privat do të lidh marrëveshje me kompani për të ofruar praktikë të integruar në program dhe do të marr edhe mbështetje shtetërore për të diplomuarit dhe studentët që ndjekin këto praktika. Të diplomuarit do të punësohen brenda një vit qoftë në sekrtorin publik apo atë privat”, tha ai. m.p.

Të fundit

VIDEO: Degradon takimi i PD në Elbasan, militantët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Një përplasje fizike ka ndodhur në Elbasan mes mbështetësve të kandidatëve të ndryshëm që garojnë nën siglën e “Shqipërisë...

Ermonela Felaj, kandidatja që i duhet Tiranës për një parlament të vlerave dhe jo zhurmës

Ermonela Felaj Valikaj, një emër i njohur në politikën shqiptare, është kandidate për deputete në qarkun e Tiranës në listën e hapur të Partisë...

LaCivita ka një mision të pamundur në Shqipëri, Rama merr 78 mandate

Corriere della Sera Ekipi i Trump po përpiqet të ndryshojë kursin politik të Shqipërisë, e cila shkon në zgjedhje të dielën(11 maj). Favoriti për t’u...

Lapaj i përgjigjet Taulant Ballës: E keni provuar disa muaj, por nuk më shantazhoni dot

Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka zhvilluar një takim elektoral në Drenovicë të Beratit. Lapaj nuk ka folur drejtpërdrejt për arrestimin e kandidatit...

Rama: Fieri është kryeqyteti i socialistëve! I kemi dhënë dinjitet flamurit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Fierin si takimin e fundit elektoral për sot. Rama: "Është një det kuqezi dhe s’ka si të jetë ndryshe sepse Tirana...

Lajme të tjera

Web TV