Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka kritikuar gjendjen e stadiumeve në Itali, duke mos u kursyer aspak në deklaratën e tij më të fundit.
Ceferin ka folur me SportMediaset përpara ndeshjes Inter-Barcelona në Champions League. Ai nuk e shmangte dot pyetjen sesi i duket stadiumi Giuseppe Meazza.
“Mendoj se infrastruktura italiane e futbollit është për të ardhur keq. Jeni një nga vendet më të mëdha të futbollit, keni fituar shumë trofe, por keni infrastrukturën më të dobët”.
“Me thënë të drejtën, jam i lodhur nga diskutimet rreth infrastrukturës italiane, sepse deri tani kemi dëgjuar vetëm fjalë. Shpresoj që Italia të bëjë diçka. Klubet kanë nevojë për ndihmë nga qeveria. Është koha për të vepruar”. m.p.