‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf kënetë. Rama thotë në emisionin Repolitix përballë gazetarëve, se kur përballë një kundërshtar që merret me librin e shtëpisë rregullisht dhe të etiken si kriminel, mafioz, atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse satirës.

Sa i takon 11 majit, Rama thotë se të shkosh pas bufit të kënetës, je gjysmak politik. Sa i takon Berishës, Rama thotë se “i keni dhënë bufit një status të veçantë”, duke shtuar se nëse ai do të fliste me gjuhën e Berishës, nuk e di se çfarë do të bëhej.

Rama: Kur ke një kundërshtar që merret me librin e shtëpisë tënde rregullisht. Që të ngre kriminel, të ul mafioz, të ngre trafikant, të ul përdhunues e të tjerë, e të tjera. Ti nuk ke shumë zgjedhje, unë personalisht kurrë nuk e kam bërë dhe nuk e bëj dot që t’i kthehem kundërshtarit me këto lloj, me këto akuzash. Se kjo nuk hyjnë tek komunikimi jo njerëzor, po as tek komunikimi politik. Këto janë, barbari, unë s’e bëj dot. Asnjëherë nuk i kam thënë asnjë kundërshtari, ti je kriminel, ti je mafioz, ti je hajdut, ti je maskara. Le pastaj t’i futem në shtëpi, le pastaj t’i nxjerr të vdekurit e të gjallët në fushatë, apo jo? Atëherë, ç’armë mbetet mua? Më mbetet karikatura dhe satira. Karikatura dhe satira janë forma të larta komunikimi, nuk janë fyerje.

Unë thashë që ne jemi partia më e mirë dhe unë e kam bindje këtë. E tregon një fakt që pesëdhjetë e gjashtë përqind e grave në Republikën e Shqipërisë votojnë për ne. Dhe unë besoj që gjykimi i grave është shumë më shumë më objektiv, kur vjen puna te politika, sepse gratë janë shumë më pak tifoze. Gratë nuk janë tifozë, janë më të distancuara në tërësi. Burrat janë shumë më tifozë. Kjo diferencë tek burrat është më e ngushtë, gjysma është me ne, dhe pak më pak se gjysma është më kënetën. Dhe dihet që thashë që gjysma është çyryk, dhe ynë e besoj këtë. Nuk është çështje çyrykësh në jetën e tyre provat, është çështje politike. Ata mund të jenë opozitarë me mua.

Lexo edhe :  "Patronazhistët të shpallen të jashtëligjshëm"

Juve keni bërë një gjë të gjithë. Keni bërë një gjë, ju i keni dhënë një status të veçantë bufit. I keni dhënë një status të veçantë bufit, pse? Sepse në qoftë se të ishte një njeri tjetër, unë nuk diskutohet njëherë. Se meqë më the që duhet të thuash buf, po buf politik, po unë kur dola thashë autizëm politik, janë autik politik. M’u hodhën të tërë. M’u hodhën të tërë. Autizmi politik është koncept. Dhe unë kërkova ndjesë. Po më imagjinon ti mua? Një ditë të vetme të dal edhe të flasë si bufi, po e di ç’a bëhet këtu. Për mua të shkosh pas bufit të kënetës, je gjysmak politik. m.p.

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV