Deputetët e Parlamentit Evropian thirrje Mitsotakis: Ndaloni shitjen e anijeve në Rusi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në flotën ilegale ruse lundrojnë shumë ish-anije greke. Shitja e anijeve të vjetëruara është fitimprurëse për pronarët grekë të anijeve. Deputetët e BE-së i kanë bërë thirrje qeverisë greke të veprojë.

36 anëtarë të Parlamentit Europian i kanë drejtuar drejtpërdrejt një letër kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në të cilën i kërkojnë që ai duhet të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar çdo shitje të mëtejshme të anijeve greke në Rusi.

“Ne kemi besim te ju dhe qeveria juaj”, shkruajnë nënshkruesit e letrës, ndër të cilët është edhe politikania gjermane e partisë liberale FDP, Agnes Strack-Zimmermann. Ajo përfaqëson grupin liberal Renew në Parlamentin Europian.

“Pyetja është nëse firma të ndryshme bëjnë biznese me Rusinë pa dijeninë e shtetit grek”, tha Strack-Zimmermann. “Ne i kemi bërë thirrje qeverisë greke të hetojë për këtë çështje dhe nëse është e nevojshme, të ndërhyjë.”

Greqia furnizuesja më e madhe
Parlamentarët evropianë citojnë një studim të organizatës amerikane Brookings, sipas të cilit më shumë se një ndër tri anije të flotës ilegale ruse, ndaj së cilës SHBA-ja ka vendosur së fundmi sanksione, u përkisnin më parë pronarëve të anijeve nga Greqia. Kompanitë greke të transportit detar janë furnizuesit më të mëdhenj të rusëve me anije.

Shumica e anijeve duhet të jenë shitur vite më parë. Por me sa duket shitjet vazhduan edhe pas pushtimit rus të Ukrainës. Sipas studimit që prej asaj kohe pronarët e anijeve greke kanë fituar nga transaksione të tilla rreth katër miliardë dollarë.

Dekreti i BE-së i dhjetorit 2023 lidhur me sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë parashikon detyrimin për raportimin e transaksioneve të tilla tek autoriteteve përkatëse. Në këtë dekret thuhet gjithashtu se është e ndaluar që Rusisë t’i shiten anije cisterna si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi./DW/E.S

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV