Një ngjarje e rëndë la ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, është hedhur nga dritarja, një nxënës i vitit të dytë. Nxënësi, A. M. 16 vjeç ka hapur dritaren e klasës dhe është hedhur në oborr, thanë burimet.
Burime nga Drejtoria Arsimore e Gjirokastrës sqarojnë se nga dëshmia e nxënësve dhe mësuesve, mësohet se ka të bëjë me një bast që nxënësi ka vendosur me shokët e klasës, nëse mund të hidhej apo jo nga dritarja.
Sipas deklarimeve të 3 shokëve të tij në polici, ai u hodh për një bast 10 mijë lekë të vjetra. Nga rënia në tokë, ai ka thyer kyçin e këmbës dhe është dërguar në spital. Në vendngjarje ka shkuar policia e cila heton shkaqet./e.t