Financat mbushin “thesin”, vetëm në tre muajt e parë të vitit u mblodhën 1.8 mld euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesisht nga çmimet dhe fitimet e individëve e bizneseve, në dy muajt e parë të vitit në buxhetin e shtetit hynë mbi 181 miliardë lekë.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në krahasim me janar-marsin e një viti më parë, arkëtimet janë rritur me 10.2 për qind.

Me gjithë inflacionin e zbutur, nga tatimi mbi vlerën e shtuar mbi çmimet e ushqimeve dhe produkteve u mblodhën plotë 56.6 miliardë lekë, 9.3 për qind më tepër se një vit më parë.

Rritja e pagave të individëve gjithashtu kontribuoi me 20.7 miliardë lekë nga 15.2 miliardë në janar-marsin e një viti më parë.

“Ky është një lajm i mirë për buxhetin e shtetit, por jo për qytetarët dhe bizneset. Këta të fundit po paguajnë më shumë. Na mungon një analizë që të tregojë se sa janë ngushtuar evazioni dhe informaliteti. Nëpërmjet tyre ne do mund të matnim edhe performancën e përgjithshme të politikave”, shprehet Eduard Gjokutaj.

Nga ana tjetër qeveria duket se po tregohet më dorështrënguar te shpenzimet. Në tre muajt e parë të vitit për investime shkuan mbi 147 miliardë lekë. Në raport me periudhën janar-mars 2024 shpenzimet janë zgjeruar me gati 12 për qind, por ato nuk u realizuan saç ishte planifikuar. Tepruan plotë 105 miliardë lekë.

“Duhet analizuar me kujdes. Pse nuk janë realizuar investimet. Ky është problem. Nuk është kurim por mungesë eficence nga institucionet”, shton Gjokutaj.

Të ardhurat ndjeshëm më të larat se shpenzimet bënë që ekonomia e vendit të mbyllej pozitivisht në dy muajt e parë të vitit me mbi 34 miliardë lekë të kursyera./e.t

Të fundit

“Ëndrra ime është Milani”, Igli Tare siguron kartonin e mesfushorit shqiptar

Milani është në pozita të favorshme për të blerë mesfushorin shqiptar të Club Brugge, Ardon Jashari. Igli Tare jo...

Presidenti i Qipros: Irani na kërkoi t’i përcjellim Izraelit “disa mesazhe”

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Zyra e tij bëri të ditur se...

Aksident në aksin Bilisht-Korçë, përplasen 2 automjete

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Korçë, ngjarje e cila mësohet të ketë ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj. Sipas burimeve për A2...

Kryeministri i Izraelit paralajmëron Iranin: Do të paguajë një çmim të rëndë për sulmet

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka vizituar nga afër zonat e rrënuara nga sulmet e Iranit të zhvilluara përgjatë natës. Sulmet iraniane kanë shkatërruar një bllok...

Bënte manovra të rrezikshme në bregdetin e Velipojës, ‘e pëson’ 43-vjeçari

Pak ditë më parë një video qarkulloi në rrjetet sociale, ku drejtuesi i një automjeti tip ‘Range Rover’ kryente manovra të rrezikshme në breg...

Lajme të tjera

Web TV